588 0

Kondicioneri që Largon 99.9% të Baktereve – Zgjidhja Për Një Shtëpi Të Freskët Dhe Të Shëndetshme

Kondicioneri Samsung Wind-Free™ ju lejon të mbani një temperaturë të qëndrueshme në shtëpi. Por jo vetëm! AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë se çfarë ofron më tepër ky model i jashtëzakonshëm i Samsung-ut.

Qëndroni në freski dhe rehati

Teknologjia Wind-Free™ Cooling e Samsung është në gjendje t’ju ofrojë një përvojë efektive ftohjeje duke shmangur ndjesinë e pakëndshme të ajrit të ashpër dhe të ftohtë që fryn drejtpërdrejt në lëkurën tuaj.

Pasi të vendosni temperaturën e dëshiruar, kondicionieri do të shpërndajë në heshtje dhe me butësi ajrin e ftohtë përmes 23,000 mikrovrimave të ajrit që bëjnë të mundur të mos përballeni me rrymën e ftohtë.

Për më tepër, paisja e ftoh dhomën 43% më shpejt dhe falë shpejtësisë së ulët të ajrit dhe emetimeve të minimizuara të zhurmës, ju mund të shijoni një hapësirë ​​jetese më të freskët për një kohë të gjatë.

Merrni frymë më lehtë dhe qëndroni të shëndetshëm

Teknologjia Wind-Free™ Cooling e Samsung jo vetëm që e mban në nivele optimale temperaturën e dhomës suaj, por ka gjithashtu një filtër të specializuar që mban ajrin në shtëpinë tuaj të pastër dhe higjienik.

Filtri Tri-Care përbëhet nga tre shtresa që reduktojnë grimcat e dëmshme për të ndihmuar në ruajtjen e cilësisë së shëndetshme të ajrit të brendshëm dhe redukton 99,9% të baktereve dhe viruseve që mund të depërtojnë brenda tij.

Çdo shtresë kap grimcat e mëdha të pluhurit dhe madje edhe qimet e kafshëve, bakteret dhe alergjenët.

Shijoni ambientin e freskët me funksionet inteligjente të përmirësuara

Këta kondicionerë vijnë me një veçori të ftohjes automatike që e bën më të lehtë ruajtjen e freskisë në amblentin tuaj për më gjatë.

Me inteligjencën artificiale të implementuar, pajisjet analizojnë kushtet e dhomës, temperaturat e preferuara nga përdoruesi dhe mënyrat e ftohjes, madje edhe klimën jashtë për të kaluar automatikisht në një mjedis sa më pranë optimales.

Wind-Free™ funksionon gjithashtu me aplikacionin SmartThings3, kështu që përdoruesit mund të ndezin dhe fikin kondicionerin, të planifikojnë çdo lëvizje dhe madje të monitorojnë konsumin e energjisë nga celulari i tyre.

Kursen energji duke ruajtur performancën

Samsung Wind-Free™ është një opsion miqësor ndaj mjedisit për ata që kërkojnë një kondicioner me një ndikim të reduktuar në mjedis.

Për më tepër, teknologjia e Digital Inverter Boost, do të ruajë temperaturën që ju dëshironi, duke reduktuar përdorimin e energjisë deri në 73%. /AgroWeb.org