2.9k 0

Kremrat më të mirë të duarve për 2023 – Kundër tharjes dhe irrtimeve

Temperaturat e ftohta, klima e thatë, por edhe lloji i punës që bëni, mund të irritojnë lëkurën e duarve tuaja.

Kështu lind edhe nevojva për kremra hidratues, që ndihmojnë në lehtësimin dhe qetësimin e duarve të thata dhe të irrituara me përpjekje minimale.

Ekspertët e kozmetikës, bazuar në strukturën, aromën dhe fuqinë hidratuese, japin disa këshilla rreth kremrave më të mirë që mund të provoni në 2023.

AgroWeb.org mbështetur në këshillat e tyre, ju njeh me disa lloje markash të cilat mund t’i gjeni lehtësisht nëpër farmaci të ndryshme.

FarmaOn – Kremi terapeutik për duar CeraVe

Tekstura është e këndshme, formula është e mbushur me përbërës mbrojtës nga moti dhe është lehtësisht i disponueshëm në shumicë farmaci. CeraVe rekomandohet nga shumë dermatologë dhe është i sigurt për t’u përdorur edhe në lëkurë të ndjeshme.

Kremi përdor përbërës hidratues dhe qetësues, si ceramide, acid hialuronik, niacinamide etj, për të lehtësuar duart e thata, të çara dhe të irrituara. Çmimi i tij në farmaci varion nga 1000 lekë në 1500 lekë në varësi të madhësisë.

Farmaci City – Kremi i duarve Avene Cicalfate

Nëse keni lëkurë që irritohet lehtë, një nga përbërësit që dëshironi të shmangni është aroma e fortë.Fatmirësisht, ky nuk është rasti me kremin Avene Cicalfate. Ky krem ​ndihmon në ruajtjen e lagështisë në duar dhe ndihmon në zbutjen dhe qetësimin e lëkurës së irrituar. Çmimi i tij në farmaci arrin deri në 2000 lekë për 100 ml. 

FarmaCity – Për lëkurën e ndjeshme: La Roche-Posay Cicaplast

La Roche-Posay është e njohur për formulimin e produkteve të saj për lëkurë të ndjeshme dhe kremi i saj i duarve nuk bën përjashtim.

Kjo formulë pa aromë të fortë përdor gjalpë shea, niacinamide dhe glicerinë për të ndihmuar në hidratimin e lëkurës së thatë.

Me përdorim të shpeshtë, ky krem ​​do të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës së ndjeshme kundër agresorëve të jashtëm, të tillë si ndryshimet e temperaturës, larja e shpeshtë e duarve dhe ekspozimin e tepërt ndaj kimikateve të dëmshme.

Për cilët përbërës duhet të kërkoni kur blini krem për duar dhe cilët duhet t’i shmangni?

Kur zgjidhni një krem duarsh, kërkoni produkte që përmbajnë përbërës zbutës dhe hidratues të tillë si: acidi hialuronik, qeramide, glicerina dhe ure.

Këta përbërës do të ndihmojnë lëkurën tuaj të ruajë lagështinë e saj, duke qetësuar gjithashtu shtresën e jashtme dhe duke siguruar ushqim.

Përbërës të tjerë që kanë treguar rezultate pozitive për trajtimin e lëkurës së thatë janë glicerina dhe vitamina E.

Për shkak se lëkura e duarve tona ka tendencë të humbasë lagështinë shpejt, veçanërisht në dimër, këshillohet të zgjidhni një krem duarsh me një përqendrim më të lartë vaji.

Kjo sepse lëkura e duarve tuaja është më e trashë se pjesët e tjera të trupit, prandaj nevojitet një përqëndrim më i lartë vaji për të kaluar nëpër lëkurën e trashë dhe për t’i dhënë hidratim.

Shamngni kremrat me aromë të rëndë dhe alkool, pasi ato mund të përkeqësojnë tharjen e lëkurës. /AgroWeb.org