8 përfitimet shëndetësore nga angjinaret – Pse duhet t’i përdorni tani

1k 0

Angjinaret përmbajnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë, që mund të mbështesin shëndetin tuaj.

Kjo bimë e ka origjinën në Mesdhe dhe është përdorur me shekuj për vetitë e saj medicinale së bashku me ekstraktin e saj, i cili përmban përqendrime të larta të përbërësve që gjenden në bimë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me përfitimet kryesore shëndetësore të angjinareve dhe ekstraktit të tyre.

Janë plot me lëndë ushqyese

Angjinaret renditen ndër perimet më të pasura me antioksidantë nga të gjitha perimet. Ato janë të ulëta në yndyrë dhe të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Janë shumë të pasura me folate, vitaminë C dhe K, e me minerale të rëndësishme, si magnezi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Një angjinare mesatare përmban pothuajse 7 gram fibra, që është 23-28% e vlerës së rekomanduar ditore.

Mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut

Një studim në të cilin AgroWeb.org bazohet, zbuloi se konsumimi i ekstraktit të angjinares çdo ditë për 12 javë mund të ulë presionin e lartë të gjakut. Përveç kësaj, angjinaret janë një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon gjithashtu në rregullimin e presionit të gjakut.

Mund të përmirësojë shëndetin e mëlçisë

Ekstrakti i gjetheve të angjinares mund të mbrojë mëlçinë tuaj nga dëmtimi dhe të nxisë rritjen e indeve të reja. Gjithashtu mund të ndihmojë në largimin e toksinave të dëmshme nga mëlçia juaj. Shkencëtarët mendojnë se disa antioksidantë që gjenden në angjinare, mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për këto përfitime.

Mund të përmirësojë shëndetin e tretjes

Angjinarja është një burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat mbajnë sistemin tretës të shëndetshëm duke shtuar popullatën e baktereve të mira. Gjithashtu angjinarja mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut të kancerit të zorrëve, e të lehtësojë konstipacionin dhe diarrenë .

Mund të lehtësojë simptomat e sindromës së zorrës së irrituar

Sindroma e zorrës së irrituar është një gjendje që prek sistemin e tretjes dhe mund të shkaktojë dhimbje stomaku, ngërçe, diarre, kapsllëk dhe fryrje. Ekstrakti i gjetheve të angjinares mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave duke reduktuar spazmat e muskujve, duke shtuar bakteret e mira në zorrë dhe duke zvogëluar inflamacionit.

Mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak

Një studim të cilit AgroWeb.org i referohet, zbuloi se konsumimi i ekstraktit të angjinares çdo ditë për dy muaj mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Megjithatë, nevojiten ende më tepër kërkime.

Mund të ketë efekte antikancerogjene

Studimet e fundit vënë në dukje se ekstrakti i angjinares dëmton rritjen e qelizave  kancerogjene. Disa antioksidantë në angjinare mendohet se janë përgjegjës për këto efekte antikancerogjene, por ende duhen bërë më tepër kërkime rreth kësaj të dhëne premtuese. / AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.