72 0

Makaronat më Të mira të 2022 Sipas Konsumatorëve – Cilat Duhet të Zgjidhni?

Makaronat më të konsumuara në Itali. – Penet integrale De Cecco kanë vetëm 2.8 gr yndyrë, 2.4 gr sheqer dhe vetëm 64 gr karbohidrate.

E dini se 81% e Italianëve konsumojnë makarona çdo ditë? Sipas një studimi të publikuar nga Global Cosumer Survey Italia është vendi i parë në botë për konsumin e makaronave.

E jo vetëm në Itali, makaronat tashmë mund të quhen ndër ushqimet më të fashme në botë, pasi recetat e tyre janë shpërndarë në çdo cep të globit.

Nuk ka rëndësi se çfarë regjimi ushqimor ndiqni, një pjatë me makarona të përshtatshme për ju mund të gjeni gjithnjë e kudo.

Po ashtu janë një nga recetat më të shpejta për t’u përgatitur në çdo vakt.

Këto, por me siguri edhe mjaft të tjera mund të jenë arsyet se përse makaronat janë një ushqim kaq popullor në të gjithë botën.

Çfarë i dallon makaronat?

Receta e tyre është e thjeshtë e megjithatë, shija ndryshon nga forma në formë apo nga marka në markë.

Prandaj në këtë artikull ne do të rendisim makaronat më të preferuara të Italianëve për nga shija dhe konsumi.

Duke renditur markat, vlerat dhe specifikat e secilës prej tyre, në mënyrë që të mund të njihni më të përshtatshmet për regjimin tuaj.

Sipas listave të publikuara në faqet e shoqatave të mbrojes së konsumatorit në Itali, do të rendisim 5 llojet më të përzgjedhura të makaronave për vitin 2022.

  • De Cecco, Pene Rigate Integrale
Makarona De Cecco

Këto makarona përbëhen nga mielli i bollgurit i cili përpunohet në mënyrë tradicionale sipas një recete 125 vjeçare që De Cecco ruan.

Penet integrale De Cecco kanë vetëm 2.8 gr yndyrë, 2.4 gr sheqer dhe vetëm 64 gr karbohidrate.

  • Barilla, Tortiglioni me miell integral
Makarona Barilla

Këto makarona mud t’i shijoni në mënyrë perfekte me erëza apo salca erëzash.

Përbëhen nga gruri i fortë i papërpunuar dhe mbesin gjithnjë al dente edhe nëse i gatuani për 11 minuta.

Barilla është një nga markat italiane më të njohura të makaronave në itali e cila ka nisur aktivitetin e saj si një biznes familjar që nga viti 1877.

Kanë vetëm 347 kalori dhe 64 gr karbohidrate për 100 gramë makarona.

  • Agnesi, Fusilloni rigati
Makarona Agnesi

Janë 100% italiane, përbëhen nga gruri i fortë dhe nga fara të ndryshme natyrale të cilat sigurojnë një shije të fortë dhe gjithnjë al dente.  

Koha e përgatitjes varion nga 9 deri në 11 minuta në varësi të shijes.

  • Barilla, Spageti integrale
Makarona Barilla

Spagetit janë krijuar për t’ju përshtatur çdo recete makaronash.

Ato preferohen nga shumica e njerëzve dhe spagetit integrale të Barillas kanë zënë një pjesë të mirë të dietave pasi janë të lehta për t’u përgatitur dhe kanë pak kalori.

Janë të shkëlqyera për t’u shijuar me salca të përpunuara si ato të peshkut, domate të freskëta, midhje e molusqe.

  • La Molisana, Gnocchi me grurë italian
Makarona La Molisana

Le Chicche janë të ngjashme me njokit, por më të vogla, gatuhen në vetëm disa minuta.

Fëmijët i pëlqejnë sepse janë të vogla dhe argëtuese për t’u ngrënë.

Ato përmbajnë një përqindje të lartë të puresë së patateve (rreth tetëdhjetë përqind) dhe janë gjithashtu të gjithanshme për sa i përket recetave që mund të përgatiten me to.

Çfarë kanë të përbashkët këto makarona?

Në këtë përzgjedhje, përtej faktit që të gjithë markat janë italiane, mund të vini re edhe llojin e tyre.

Shumica përbëhen nga gruri i ashpër dhe farat duke formuar makarona më të shëndetshme e integrale.

Makaronat integrale janë vlerësuar si mirëbërëse për shëndetin.

Sipas një studimi të vitit 2021 publikuar në WebMD, makaronat integrale kontribojnë në uljen e diabetit te Tipit 2 me 30%.

Po ashtu janë më të lehta për t’u tretur dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës sepse ulin rrezikun e obezitetit.

Nëse keni gjetur llojin që ju pështatet me dietën tuaj të përditshme, ju mbetet të mendoni vetëm për kombinimet e salcave me të cilat do t’i shoqëroni./AgroWeb.org