1.5k 0

Një Fshesë Korenti me Shkop apo Dore – Cilën Duhet të Zgjidhni Ju?

Këto mjete pastrimi bëjnë një punë të shpejtë dhe shumë efikase. Por, kur përballeni me një numur të madh opsionesh, mund të jetë e vështirë të zgjidhni modelin e duhur për ju.

Përpara se të merrni një vendim, AgroWeb.org ju vjen në ndihëm me pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të bërë zgjedhjen e duhur.

Dëshironi të pastroni shpejt dyshemenë?

Zgjidhni një fshesë korenti me shkop, pasi ato funksionojnë më së miri si për dyshemetë ashtu si edhe për qilimat. Edhe pse nuk janë më të mira se fshesat e korentit me madhësi të plotë, furçat e tyre të motorizuara mund të heqin me lehtësi papastërtitë e ngulitura në qilim.

Dëshironi të pastroni nën mobilje?

Zgjidhni një fshesë korenti me shkop, të jetë e lehtë, dhe të ketë një shkop të gjatë që mund të mund të futet edhe në hapësirat më të ngushta. Modelet pa tel ju ofrojnë lirinë për të lëvizur me lehtësi nëpër qoshe dhe nëpër dhoma.

Por, jetëgjatësia e baterisë së tyre është e shkurtër, ato zgjasin mesatarisht rreth 17 minuta përpara se të kenë nevojë për karikimin e rradhës.

Dëshironi të pastroni mobiljet, makinën dhe dritaret?

Në këtë rast zgjidhja më e mirë është një fshesë korenti dore. Ato janë më praktike dhe shumë të dobishme për të mbledhur çdo papastërti.

Çfarë gjeni në treg?

Edhe me gjithë informacionet e duhura, shpesh përzgjedhja e tyre në dyqan mund të jetë gjithësesi një proces i vështirë dhe i lodhshëm. Për këtë arsye ne kemi hedhur një sy në dyqanet kryesor etë vendit të cilat ofrojnë këto paisje.

Më poshtë do të mund të bëni një dallim mes çmimeve dhe veçorive të secilës paisje që mund ta gjeni edhe në tregun tonë.

Në përgjithësi një fshesë normale korent kushton më pak se një fshesë dore.

Kjo për shkak se këto të fundit ofrojnë një teknologji pak më të sofistikuar dhe janë më praktike në përdorim.

Ne kemi përzgjedhur 3 modelet më të lira që mund të gjeni në disa nga dyqanet e elektroshtëpiakeve në vend.

Përzgjedhja jonë për fshesat e dorës

Top Shop – Fshesë dore Rovus 360

Fshesë Rovus

Një nga alternativat më të lira në treg mund ta gjeni në Top Shop. Çmimi i një fshese dore në faqen zyrtare është 2.490 lek  dhe mund ta merrni në dorëzim për dy ditë.

Fshesa Rovus 360 përdor një sistem pastrimi pa kabëll, por me karikim dhe është e përshtatshme për sipërfaqet e vogla apo të ngushta, Me të mund të pastroni shtëpinë tuaj për 30 minuta pa pushim, më anë të dy aksesorëve të ndryshëm që ajo ofron. Tovus 360 ka filtër HEPA i cili ju ndihmon në mbledhjen e papastërtive dhe pluhurit.

Një furçë për të pastruar sipërfaqe të mëdha me materiale cope si divani, tapeti apo makina dhe një kokë të hollë për të pastruar në çdo kënd të shtëpisë tuaj.

Depozita e saj është 100 ml dhe zbrazet pas çdo pastrimi. Kjo fshesë karikohet me një bateri litiumi 18V 2000mAh e cila nuk përfshihet në paketim.  

Neptun – Fshesë dorë Rowenta

Fshesë Rowenta

Varianti i dytë që mund të zgjidhni është sërish një fshesë e vogël pa kabëll e me karikim. Kjo fshesë ka një depozitë 0.35 litra e cila pastrohet manualisht, ka një filtër të zakonshëm dhe nuk ofron lloje të tjera kokash apo lloje të tjera pastrami. Çmimi i saj në faqen zyrtare të Neptun është 7.290 lekë dhe produkti vjen me 24 muaj garanci.

Globe – Fshesë Philips

Fshesë Philips

Modeli Philips ka një fuqi motorrike 12 V, aksesor pastrimi për makinën, për qoshet dhe për tapicerinë. Kjo fshesë nuk ka kabëll dhe ka një filtër që edhe mund të lahet me kapacitet 0.5 kg dhe mund të kariokohet kudo, edhe brenda në makinë. Në faqen zyrtare të Globe mund ta porosisni me çmimin10.490.

Fshesat e korentit

 Top Shop – Storm Vac V2 Rovus

Fshesë Rovus

Fshesën me korent të larkës Rovus e gjeni me -50% ulje në Top Shop, në çmimin 5,990 lekë. Kjo fshesë është e drejtë me një dorezë lëvizëse e cila mund të përshtatet me hapësirat tuaja të pastrimit.

Veçantia e saj është se mund ta ktheni lehtë edhe në një fshesë dore pas çmontimit të pjesës së përparme. Kështu mund të pastroni lehtësit të gjitha sipërfaqet e vogla.

Punon me energji elekrike dhe ka një filtër HEPA i cili nuk ka depozitë me qese, nuk lejon shpërndarjen e pluhurit në shtëpinë tuaj dhe mund të lahet në lavatriçe.

Neptun – Fshesë FUEGO STW-003

Fshesë FUEGO

Modeli klasik i fshesës me korent me një motor 2400 V, depozitë 5 litra dhe filtër me qese.

Mund ta keni parasysh apo përdorur më parë dhe më siguri e dini se kjo fshesë është e përshtatëshme për hapësira të mëdha pasi mban shumë papastërti dhe ka fuqi thitëse. Fshesa FUEGO ka një filtër të zakonshëm, punon me energji dhe ka kordon që mblidhet automatikisht. Garancia e saj është 12 muaj me çmimin 6.9990 lekë.

Globe –  Fshesë Samsung

Fshesë Samsung

Sërish në modelin klasik me 1600 V dhe fuqi motorike 320 V, kjo fshesë Samsung ofron depozitë pluhuri me qese, thith shumë papastërti dhe vjen bashkë me aksesorë pastrimi.

Në faqen zytare të qendrës Globe ka çmimin 9.990 lekë dhe ka 24 muaj garanci./AgroWeb.org