1.3k 0

Nutribullet: Cilin Prej Modeleve Duhet te Zgjidhni Sipas Gatimit

Është koha perfekte për të shijuar lëngje të shtrydhur frutash, për të përgatitur supa me perime apo receta të tjera me prodhime të freskëta.

E në morinë e të gjithë paisjeve që mund ta ofrojnë këtë shërbim për ju e preferuara dhe me e njohura me siguri është Nutribullet.

Një blender Nutribullet mund ta keni hasur në television, në dyqane apo në shtëpinë e miqve tuaj.

Megjithëse mund të duket sikur funksioni i saj në kuzhinë është gjithnjë i njejtë, Nutribullet ofron disa modele me specifika të veçanta.

E nëse po kërkoni të blini një të tillë përveç çmimit dhe fuqisë duhet të krahasoni edhe disa elementë të tjerë që lidhen me llojin e recetave që ju përgatisni.

Nutribullet 600, Nutribullet 900 apo Nutribullet RX?

Një nga paisjet më të shitura në të gjithë botën është padyshim Nutribullet 600 apo ai origjinal, ky blender ka një fuqi motorrike 600 W dhe 20.000 xhiro në minutë.

Në kuzhinë kjo përkthehet në një blender të fuqishëm të përshtatshëm për 2 racione recetash.

Ju do të përfitoni përzierje të buta, smoothie apo pure për 30-40 seonda  të cilat mund t’i shërbeni në dy gotat e posaçme që vjnë me paisjen.

Nutribullet 600 nuk ka vështirësi në bluarjen e arrave, farave apo ushqimeve të forta, por gjithësesi lë gjurmë të vogla të tyre.

Kjo paisje është për receta të shpejta, të thjeshta të cilat nuk kërkojnë shumë procese përpunimi për shkak të motorit të vogël.

Përshembull nëse doni të grini akull apo lëkura, këshillohet një nga modelet më të fuqishme siç është

Nutribullet 900.

Kjo pasije është më e re më moderne dhe sigurisht më e fuqishme se e para.

Sipas disa ekspertëve me gjasë është edhe versioni më i mirë i të gjithë këtyre modelve pasi nuk lë pas përbërës të pa bluar.

Nëse jeni të gatshëm të shpenzoni pak më shumë, mund të provoni Serinë NutriBullet 900.

Ky version i përmirësuar ka një motor që do të thotë se është në gjendje të grijë edhe produkte të forta si akulli arrat apo farat deri në maksimum.

Përveç fuqisë shtesë të motorit, Seria 900 ofron një filxhan të dytë përzierje pak më të madh dhe një enë me kapak, për konsum më të lehtë në lëvizje.

Nutribullet PRO do ta rekomandonim vetëm nëse grini shpesh ushqime të forta apo përgatisni kokteile e pije me akull të grirë.

Nutribullet RX

Nëse ju pëlqen të gatuani shpesh supër apo pure perimesh zgjidhni Nutribullet RX me motor 1,700 W njihet si modeli më i fuqishëm dhe i kushtueshëm i markës.

Nuk po flasim thjesht për një mikser të thjeshtë, por për gatimin e një pjate supe apo pureje në vetëm 7 minuta.

I gjithë ky proces ndodh brenda në paisje duke j’ua bërë vaktet jo vetëm të shëndetshme, por edhe të shpejta.

Megjithatë do t’ju duhet të duroni zhurmën për këto minuta pë shkak të motorit të fuqishëm.

Ju hidhni në të perimet e ziera shtypni për 2 sekonda butonin në pjesën e përparme dhe perveçse do të përfitoni purenë e zakonshme, supa juaj do të jetë e ngrohur dhe gati për konsum.

Këto funksione vlejnë njejtë edhe për gatimet e ftohta apo smoothiet e frutave.

Nëse kaloni shumë kohë në kuzhinë duke kombinuar receta të ndryshme zgjidhni këtë version Nutribullet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.