2.7k 0

Akulloren më të Mirë me Shije Vanilje e Gjeni Edhe në Shqipëri

Vanilja është një shije aq e thjeshtë sa emri i saj është bërë sinonim me gjërat e mërzitshme, neutrale dhe bazike. Por, nëse kaloni pak kohë në raftet e supermarketëve, do të zbuloni se akullorja me vanilje është gjithçka përveçse e thjeshtë. Ekziston një spektër i tërë i tyre, që nga vanilja franceze e artë me shije vezësh deri tek ajo me kokrriza të vaniljes së freskët. Në një artikull të New York Times rreth kësaj teme, ekspertët provuan 16 shije akulloresh me vanilje, të cilat varionin në shije nga të pasurat deri tek ato të lehtat dhe me shije marshmallow,  në përfundim ata zgjodhën dy të preferuara. Në vendin e tyre të parë qëndron akulloja me vanilje nga Ben & Jerry dhe në vend të dytë akulloja Van Leween po me shije vanilje.

Akulloren më të shijshme me vanilje, mund ta gjeni edhe në Shqipëri, prandaj në artikullin sot ne do të sugjerojmë për ju një nga akulloret më të shijshme në botë me shije vanilje, të cilën mund ta gjeni me plot shije edhe tani.

Për çfarë po flasim?

Në botën e akulloreve, marka Ben & Jerry ka arritur një status legjendar. E njohur për shijet e saj unike dhe përzierjet krijuese të shijeve, kjo akullore është cilësuar nga “The New York Times” si një nga akulloret më të mira në botë. Sidoqoftë, është veçanërisht e njohur për versionin e saj të akullores me vanilje, e cila është e pasur në shije dhe me teksturë kremoze dhe ëmbëlsi që sipas atyre që e kanë shijuar të lë pa fjalë.

Në Shqipëri, Ben & Jerry’s ka gjetur vendin e saj në zemrat e dashamirësve të akullores. Ajo është në dispozicion në supermarkete të njohura si Big Market dhe Baronesha, ku e gjeni lehtësisht nëpër raftet e tyre. Çmimi i akullores fillon nga 600 Lekë, çka e bën atë një zgjedhje luksoze por absolutisht të denjë për shijen e saj të shkëlqyer.

Gjithashtu, një nga faktorët që e bënë këtë markë akoma më të veçantë është përkushtimi i saj ndaj qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale. Ben & Jerry’s është e njohur për angazhimin e saj në çështje mjedisore dhe sociale, duke e bërë konsumin e saj jo vetëm një kënaqësi për shijet, por edhe një zgjedhje të ndërgjegjshme.

Për ata që kërkojnë një akullorë me vanilje që ofron më shumë se thjeshtë shije, Ben & Jerry’s është një zgjedhje e shkëlqyer. Ajo sjell një përzierje perfekte të cilësisë, përgjegjësisë dhe shijes që rrit standardet e akullorëve në treg./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.