663 0

Hekuri me Avull – Cilat Janë Produktet Më Të Mira Për 2022

Një hekur me gjenerator avulli është një lloj hekuri që funksionon në të njëjtin parim si ai i zakonshmi.

Ndryshimi qëndron në faktin se ai qëndron në një njësi bazë të veçantë, me të cilën lidhet nëpërmjet një kordoni prej gome.

Gjithashtu, rezervuari i ujit ndryshe nga hekuri i zakonshëm ka një kapacitet prej rreth 1.8 litrash.

Gjë e cila bën të mundur që procesi i hekurosjes të zgjasë më tepër dhe pandërpreje.

Në mesin e markave të shumta, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me ato që janë cilësuar si më të mirat për vitin 2022.

Hekurat Më Të Mirë Me Gjenerator Avulli Që Mund Të Blini Në 2022

Philips PerfectCare Elite GC9650/80

Njihet për efikasitetin dhe lehtësinë në përdorim.

Ai vjen me një rezervuar uji të lëvizshëm prej 1.8l dhe me peshë fare të lehtë, e cila nuk ju lodh kur hekurosni.

Ky model prodhon avull në një sasi minimale prej 150 g/minutë dhe maksimale prej 500 g/min.

Gjithashtu ai përmban teknologjinë unike OptimalTEMP, që do të thotë se ju mund të hekurosni në mënyrë të sigurt çdo lloj pëlhure pa frikën se ajo mund të digjet.

Të gjithë paisjet e tilla kërkojnë pak kohë për t’u ngrohur, por ky është më i shpejtë se shumica dhe kërkon vetëm dy minuta.

Bosch Serie 8 VarioComfort TDS8030GB

Pllaka e këtij hekuri është prej një lloji të veçantë qeramike jashtëzakonisht të lëmuar dhe lejon përdormin e saj në të gjitha pëlhurat.

Rezervuari i ujit prej 1,8 litra është i lëvizshëm dhe siguron avull të mjaftueshëm për disa orë hekurosje.

Ky model prodhon avull në një sasi minimale prej 120 g/minutë dhe maksimale prej 480 g/min.

Njëjtë si Philips edhe kjo pasije nga Bosch kërkon vetëm 2 minuta kohë për tu ngrohur.

Tefal Pro Express Ultimate GV9569

Një hekur me gjenerator avulli me presion ultra të lartë për pëlhura të vështira.

Rezervuari i lëvizshëm i ujit mban deri në 1.9l dhe uji nxehet për rreth dy minuta.

Paisja prodhon avull në një sasi minimale prej 155 g/minutë dhe maksimale prej 600 g/min.

Opsionet e temperaturës dhe avullit janë të ngjashme me ato që do të gjeni në një hekur të zakonshëm.

Philips PerfectCare Elite Plus GC9682/86

Për këdo që hekuros një numur të madh rrobash rregullisht, ky hekur edhe pse shumë i kushtueshëm, është pa mëdyshje më i miri në treg.

Ky model është i lehtë si një pendë dhe përshtatet më së miri me dorën.

Pllaka T-ionicGlide, rrëshqet me lehtësi edhe mbi pëlhurën më të vështirë.

Jashtëzakonisht i fuqishëm, ai prodhon avull në një sasi minimale prej 165 g/minutë dhe maksimale prej 600 g/min.

Rezervuari i lëvizshëm i ujit ka një kapacitet të konsiderueshëm prej 1,8 litrash dhe një sistem kundër kalçifikimit.

Teknologjia OptimalTEMP, ju lejon të hekurosni çdo pëlhurë.

Disavantazhi është koha e nxehjes, e cila shkon mbi dy minuta dhe njësia bazë ku ai qëndron është bërë nga një plastikë e brishtë që mund të çahet lehtësisht.

Rowenta Silence Steam DG9249

Nëse kërkoni një hekur me gjenerator avulli të klasës profesionale, me çmim të arsyeshëm, ky është një konkurrent shumë i denjë.

Kuptohet, nuk është paisja më e bukur në listë dhe rezervuari i tij i ujit prej 1,3 litrash është mjaft i vogël.

Por më të mund të hekursoni lehtësisht çdo lloj pëluhure dhe është i përbërë nga materiale të forta dhe rezistente ndaj dëmtimit.

Ky model prodhon avull në një sasi minimale prej 160 g/minutë dhe maksimale prej 600 g/min.

Braun CareStyle 7 Pro IS7056BK

Ky hekur prodhon avull në një sasi minimale prej 125 g/minutë dhe maksimale prej 450 g/min.

Teknologjia inteligjente iCareTec, ofron mbrojtje të copave ndaj djegies.

Ndërsa pllaka e tij e rrëshqitshme, hekuros me lehtësi edhe copat më të vështira.

Hekuri nxehet në dy minuta dhe ka një rezervuar të bollshëm prej dy litrash./AgroWeb.org