2 Receta të Thjeshta Kokteilesh me Raki 

2k 0

Nëse do t’ju pyesim për një kombinim të rakisë në koktej a do të ishit kurioz ta provonit? Ndoshta disa prej jush do të thoshin se kjo nuk është e mundur, ndërsa të tjerë do të thoshin “pse jo?”.

Edhe pse rakia shijon shumë e shoqëruar me ndonjë meze, muzikë dhe miq të vjetër, ka disa receta ku kjo pije përshtatet më së miri edhe me përbërës të tjerë.

AgroWeb.org ju njeh me dy receta të thjeshta dhe të freskëta, të cilat mund të provoni t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi për miqtë ose për veten tuaj.

Ndiqni më poshtë mënyrat e përgatitjes së tyre…Gëzuar!

Raki dhe Kafe eksperes

Çfarë ndodh kur dy nga pijet më të njohura në botë bashkohen? Për ta zbuluar, provoni të përgatisni recetën e mëposhtme.

Përbërësit:

  • 35 ml raki
  • 25 ml kafe ekspres
  • Ujë me gaz
  • Akull

Përgatitja

Së pari, hidhni 35 ml raki në gotën e përshtatshme ku përzihen zakonisht koktejet dhe më pas shtoni aty 25ml kafe eksperes. Hidhni edhe pak akull dhe ujë me gaz. Tundeni mirë enën dhe pija juaj është gati.

Kopështi i Luanit

Përbërësit:

  •  2 fletë ruloka
  • 2 degë kopër
  • 2 feta kastravec
  • 10 ml lëng limoni i freskët
  • 15 ml xhenxhefil dhe mjaltë
  • 35 ml raki
  • Akull

Përgatitja:

Fillimisht kombinoni rukolën, koprën dhe kastravecin. Më pas shtoni një nga një të gjithë përbërësit e tjerë si lëngun e limonit, xhexherfilin dhe mjaltin.

Së fundmi, sigurisht, përbërësin kryesor: 35 ml raki dhe akull për më tepër freski.

Përziejini mirë duke tundur fort enën në të cilën i bashkuat dhe pija juaj është gati në pak sekonda./AgroWeb.org