Çfarë Mund të Bëni me Bukën e Mbetur – Receta Plot Shije

1.2k 0

Në familjet shqiptare vështirë të ketë një ditë kur nuk ka bukë në shtëpi.

Por furnizimi i tepërt me bukë automatikisht nënkupton praninë e bukës së ftohtë e të mbetur në dollap.

Megjithatë, fakti që është e ndenjur nuk e bën bukën të pangrënshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për përdorimet interesante të bukës së mbetur.

Papare

Paparja është një ushqim i përdorur dhe i pëlqyer nga fëmijë e të rritur.

Sekreti i një papareje të shijshme është pikërisht buka e ndenjur e cila gjatë gatimit me vaj ulliri, djathë, qumësht e vezë zbutet dhe lidh të gjithë përbërësit.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org si të përgatisni papare me djathë.

Bukë Me Vezë

Fetat e bukës së ndenjur mund të përdoren shumë mirë për një mëngjes të pasur me proteina.

Ju mund t’i lyeni ato në vezë dhe t’i skuqni në mëngjes.

Buka me vezë shijon shumë me djathë, domate, qumësht apo kos.

Lexoni këtu si ta përgatisni bukën me vezë.

Qofte

Buka e ndenjur rekomandohet të përdoret në brumin e qofteve të shtëpisë.

Kur është e ndenjur buka ka aftësi shumë të mira ndërlidhëse të mishit të grirë, erëzave dhe qepës.

Lexoni këtu recetën e qofteve të shtëpisë.

Thërrime me Bukë të Ndenjur

Bukën e ndenjur e të thatë mund ta kaloni në mikser e ta përpunoni deri sa të përfitoni thërrime shumë përdorimëshe.

Atë mund ta përdorni për trashjen e supës, gatime të kripura, sallata e të tjerë.

Brusketa

Fetat e bukës së ndenjur mund t’i fusni në thekëse dhe me to të përgatisni brusketa nga më të ndryshmet.

Këto brusketa mund të përgatiten me salcë me ullinj, salcë domateje, djathë, peshk ton e të tjerë.

Trahanaja

Buka e mbetur është perfekte për përgatitjen e trahanasë së shijshme shqiptare.

Ajo përthith shumë mirë lëngjet dhe ruan shijen karakteristike pak të athët të trahanasë.

Përshesh Me Çaj Mali 

Buka e ndenjur mund të përdoret edhe për përgatitjen e një përsheshi të shijshëm me çaj mali të nxehtë.

Sipër përsheshit mund të hidhni grimca të djathit të bardhë dhe nuk do të keni të ngopur. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.