Makaronave Me Gjizë  – Receta Plot Shije Që Duhet të Provoni Tani

1.3k 0

Nëse po kërkoni për një recetë salce makaronash të shijshme dhe kremoze që është me pak kalori, por me shumë proteina atëhere jeni në vendin e duhur.

Një recetë e përkryer, që shpejt do të kthehet në të preferuarën tuaj dhe që do t’ju falë plot vlera ushqyese falë përbërësve që përmban.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes me të cilën AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull.

Përbërësit

220 gr makarona të vogla

1 lgj vaj ulliri

3 thelpinj hudhre, të grira

1 kanaçe me domate të pjekura

1 lgj lëng limoni

1/2 gote gjizë

1/2 gotë ujë nga i makaronave

Përgatitja

Filloni me zierjen e makaronave sipas udhëzimeve të paketimit dhe mos harroni të ruani një gotë ujë për të holluar më pas salcën.

Në një tenxhere të madhe shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën dhe kaurdisni në zjarr të ulët për 3 minuta.

Shtoni domatet dhe lëngun e limonit. Ziejini për 10-12 minuta ose derisa shumica e lëngjeve të avullojnë.

Në një mikser, shtoni me kujdes domatet e gatuara, gjizën dhe 1/2 gote ujë nga i makaronave. Përpunojeni masën derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.

Sigurohuni që avulli të dalë nga mikseri nëse uji i makaronave dhe domatet janë të nxehta. Shtoni ujë sërisht, nëse është e nevojshme.

Bashkoni makaronat me salcën. Jepini shije me kripë, nëse është e nevojshme. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.