Si të Ngrini Domatet e Stinës – Shije e Freskët Gjatë Gjithë Vitit

5.4k 0

Stina e domateve të shijshme e me vlera mund të zgjasë për 365 ditë, nëse ju i ngrini ato.

Kjo mënyrë ruajtjeje afatgjatë ju siguron që domaten e përzgjedhur ta gatuani çdo ditë dhe të merrni prej saj më të mirën e mundshme.

Natyrshëm mund të lindë pyetja përse duhen ngrirë domatet kur shumë prej tyre mund t’i gjejmë në treg çdo ditë.

Ngrirja është një metodë ruajtjeje shumë e mirë për domatet e fshatit, ato pa ‘hile’, shija e të cilave nuk krahasohet me ato të domateve jashtë sezonit.

Përse Duhet T’i Ngrini Domatet

Së pari, ngrirja është një proces i leverdisshëm që të ha pak kohë dhe vend.

Nga ana tjetër, ky proces kërkon pak mund, ndaj ia vlen.

Domatet e ngrira mund t’i përdorni në çdo kohë për gatime të ndryshme përveç sallatave.

Me domatet e ngrira mund të gatuani supa dhe salca të ndryshme.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, domatet e ngrira e ruajnë shumë mirë aromën.

Si T’i Ngrini

Për ngrirje mjafton t’i prisni domatet në copa të vogla të cilat më pas mund t’i manovroni shumë lehtë.

AgroWeb.org rekomandon që për ruajtjen e tyre mund të përdorni qese për ngrirje me mbyllje hermetike të cilat ruajnë pak ajër.

Qeset mund t’i rendisni një nga një në ngrirje duke zënë më pak vend në këtë zonë të frigoriferit.

Një tjetër mënyrë është që domatet t’i shtypni me dorë në rast se ato do t’i përdorni për supa dhe salca.

Copëzat e shtypura të domates mund të ngrijnë shumë lehtë bashkë me lëngun e tyre, të cilin mund ta përdorni pa problem sa herë të lindë nevoja.

Për ngrirje për pak kohë mund t’i fusni të plota.

Por nëse do t’i ruani për shumë kohë nuk rekomandohet futja në qese e domateve të plota, sepse temperaturat e ftohta mund ta prishin strukturën e domates./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.