Receta e Biskotave të Krishtlindjes me Bajame

2k 0

Këto biskota janë pjesë e traditës së Krishtlindjes në shumë vende të botës.

Ato përgatiten me një brumë të fortë, në të cilin mbështillen përbërës të ndryshëm dhe shija e aroma e tyre pasurohet me një përzierje e veçantë erëzash.

Krokante, por pasi kafshohen shkrihen menjëherë në gojë.

Nuk mund të mungojnë në tryezën festive së bashku me ëmbëlsirat e tjera karakteristike të kësaj periudhe.

Këto biskota janë gjithashtu një ide e shkëlqyer për dhuratë. Të paketuara me një sërë elementësh festive, ju padyshim që do të dhuroni shijen më të mirë të fesave.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni se si t’i përgatisni ato duke ndjekur recetën e thjeshtë hap pas hapi.

Përbërësit

500 g miell

450 g sheqer

150 g fruta të sheqerosura

175 g bajame të pjekura

175 g lëng portokalli

75 g bajame

1 portokall

5 gr phuhur erëzash (kanellë, arrë moskat, karafila etj)

2,5 g maja për ëmbëlsira

1 vezë

Përgatitja

Përgatisni fillimisht brumin. Bashkoni miellin me bajamet e bluara dhe lëkurën e grirë të portokallit.

Shtoni gjithashtu majanë, erëzat, sheqerin dhe lëngun e portokallit.

Përziejini me shpejtësi, me një mikser ose dorë, më pas shtoni bajamet e thekura dhe frutat e sheqerosura të prera në kubikë.

Punoni brumin për të bashkuar mirë të gjithë përbërësit. Ai duhet të jetë shumë i fortë.

Ndajeni brumin në copa të vogla prej rreth 50 g secila. Formoni me secilën pjesë shirita të gjatë dhe më pas skajet e tyre bashkojini, për të krijuar një formë rrethore.

Vendosini në një tavë të veshur me letër furre, duke i ndarë disa cm nga njëra-tjetra, pasi do të fruhen pak gjatë gatimit.

Lyeni sipërfaqen e bisktoave me një vezë të rrahur dhe piqini në 180°C për 20-25 minuta.

Kur të marrin ngjyrë kafe të artë, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen plotësisht.

Pasi t’i nxirrni nga furra, do të jenë ende të buta, por kur të ftohen do të arrijë konsistencën e duhur, të fortë. /AgroWeb.org