Salca më natyrale e domates bëhet në shtëpi

2.3k 0

Salca e domates e bërë në kushtet e shtëpisë është krejt ndryshe, madje më e shijshme dhe më me shumë vlera se ato që blini në dyqan.

Për përgatitjen e një salce të tillë të nevojitet pak kohë, por salca e bërë vetë do t’u japë një shije më të thellë dhe të këndshme gatimeve tuaja.

E bërë në shtëpi apo e blerë në dyqan?

Shumica prej nesh, e përdorin salcën e domates si një bazë të çdo recete gatimi. Atë e marrim ose të konservuar në kanaçe të vogla, kavanozë ose tubeta.

Në të gjitha paketimet, salca e domates nuk ka ndonjë veçanti- është thjesht një koncentrat domateje plus konservues.

Megjithatë, kur e përgatisni vetë, është në dorën tuaj të përzgjidhni domaten që do të përdorni dhe shijen përfundimtare të salcës.

Gatimi i domates në zjarr të ngadaltë i jep salcës një shije shumë të pasur dhe shumëdimensionale, krejt ndryshe nga ajo e blera në dyqan.

Si të zgjedhësh domaten e duhur

Duhet të kini parasysh që nuk ka një kriter përzgjedhjesh të varietetit të domates për salcën në fjalë.

Kur e përgatisni me domate fshati, si përshembull zemërkau të prera në feta, salca që do të dalë do të mbushë vetëm tre kavanozë të vegjël.

Ndaj nëse dëshironi të përgatisni salcë me këtë lloj domateje, nuk duhet të keni pritshmëri të mëdha për sasinë e salcës që do të dalë prej saj. Bëni mirë të përzgjidhni domate me shumë tul.

Si të përgatisni salcën e domates në shtëpi

Salca e domates e bërë në shtëpi funksionon më së miri për të gjitha gatimet tradicionale, supa, pikante apo të pjekura.

Megjithatë pjekja i jep domates një shije dhe aromë më intensive sidomos nëse kombinohet me një omletë me spinaq ose me gjizë në një panine të shijshme.

Për përgatitjen e 680 gramë salce ju nevojiten:

  • 4-5 kg domate
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 2 lugë çaji me kripë
  • Gjysëm luge çaji me lëng limoni

Ndizeni furrën në 170 gradë.

Si të përgatisni salcën e domates

Prijini domatet në katër copa. Hidhini në një tenxhere së bashku me vajin e ullirit dhe lërini të ziejnë në zjarr mesatar deri sa lëkura e domates të shkëputet nga tuli.

Hidheni masën e përfituar të domates në një grirëse ushqimesh që të ndani lëkurën nga tuli dhe farat. Në enën e grirëses ku është derdhur vetëm tuli i domates hidhni kripën dhe lëngun e limonit. Lëkurën dhe farat hidhini.

Merrni dy letra të mëdha pjekjeje dhe hidhni mbi to tulin e domates. Vendosini këto letra në tepsitë përkatëse dhe futini në furrë. Kontrolloji çdo gjysëm ore, duke i rrotulluar në këndet përkatëse.

Me kalimin e minutave, pjesa e mbetur e domates do të tkurret ndjeshëm, ndaj nuk do të jetë e nevojshme të mbani dy tepsi, por përbërjen mund ta hidhni në një letër pjekjeje të vetme. Mos e ndërprisni proçesin e pjekjes.

Pas 3 ose 4 orësh, salca konsiderohet e bërë, kur domatet janë me shkëlqim dhe kanë një ngjyrë të thellë dhe sasia e saj është përgjysmuar. Në të nuk duhet të ketë ujë ose lagështi.

Hidheni salcën në kavanozë të vegjël, duke lënë një hapësirë rreth 2 centimetra nga pjesa e grykës.

Kavanozët mund t’i vendosni në një tenxhere dhe t’i mbani për 15 minuta në ujë të valuar ose mund t’i fusni në frigorifer dhe në ngrirje. Nëse zgjidhni këtë metodë, duhet të mbuloni salcën me vaj ulliri dhe më pas ta vendosni në frigorifer.

Për sa kohë ajo do të jetë e mbuluar me vaj ulliri ajo do të jetë e sigurt për konsum. Sa herë që ta hapni, përdorni një lugë të pastër.

Nëse dëshironi ta ruani për konsum afatshkurtër, ruajeni në frigorifer për 3 deri në 4 javë. Në të kundërt vendoseni në ngrirje ku mund ta ruani për 9 muaj./AgroWeb.org