Salcë Kosi me Arra dhe Mish Pule – Si të Përgatisni Recetën me Shije të Lehtë

2.2k 0

Kjo është një sallatë e veçantë, me një shije perfekte të kombinuar nga salca e kosit, majoneza, mishi i pulës dhe arrat.

Kërkon pak kohë në përgatitja por të kënaq nepsin dhe oreksin me shijen.

Është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë e sidomos kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

Është një shoqëruese fanatstike e gatimeve të ndryshme, mishrave apo peshkut, gjellëve por edhe byrekëve të shijshëm të shtëpisë.

Është fantastike për t’u konsumuar edhe thjeshtë me bukë të thekur apo bukë ngrohtë gruri apo misri.

Përgatitja e mishit të pulës me salcë kosi dhe arra  

Përbërësit

  • Pjesa e gjoksit të një pule të majme (ose një fileto pule e madhe)
  • 200 gr salcë kosi
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 5-6 lugë gjelle me arra të thërrmuara
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të pastroni mishin e pulës dhe ta vendosni në një tenxhere të vogël, hidhni ujë deri sa të mbulohet, shtoni pak kripë dhe vendoseni në zjarr të ziejë derisa të zbutet.

Bashkoni në një tas të vogël salcën e kosit me majonezën duke i trazuar të dyja bashkë derisa masa të bëhet homogjene.

Më pas, shtoni aty hudhrat e shtypura si dhe arrat e thërrmuara dhe përziejini derisa masa të njëtrajtësohet.

Më pas mishin e pulës bashkojeni me salcën e përgatitur më sipër, provojeni nëse ka kripë sa duhet, shtoni pak vaj ulliri, përziejeni dhe vendoseni në frigorifer për dy apo tre orë.

Më pas është gati për t’u shijuar. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.