Salcë kremoze me sallam – Perfekte për mezet e lehta

784 0

Kremoze, e shijshme, e lehtë dhe e shpejtë për t’u bërë, kjo slacë është ideale për përgatitjen e mezeve të lehta, apo sanduiçeve.

Për ta sjellë atë në tryezë, mjafton të përzieni përbërësit dhe në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta shijoni.

Mësoni se si të përgatisni këtë recetë duke ndjekur procedurën dhe këshillat e AgroWeb.org hap pas hapi.

Përbërësit

180 g sallam mortadel

110 g krem djathi

2 lugë gjelle pana

3 feta bukë e bardhë

Përgatitja

Filloni duke prerë në kubikë mortadelën.

Kalojeni në mikser së bashku me kremin e djathit dhe panën.

Përpunojini përbërësit derisa të përftoni një përzierje kremoze dhe homogjene.

Vazhdoni duke thekur bukën dhe më pas duke i prerë fetat në pjesë më të vogla.

Ose, nëse dëshironi mund t’i prisni fetat e bukës në format që dëshironi dhe t’i skuqni lehtë në tigan me pak gjalp.

Pas këtij hapi vazhdoni duke i shërbyer fetat e bukës të lyera me salcën që përgatitët. /AgroWeb.org