Si të Largoni Lehtë Lëkurën e Specave Kur i Piqni apo Skuqni

3.8k 0

Në ka një gatim që të mrekullon me shijen sidomos gjatë kësaj stine ato janë specat e skuqura apo të pjekura.

Gatuhen lehtë dhe shpejtë dhe të mrekullojnë me shijen e tyre teksa kombinohen në mënyrë perfekte me gatime të ndryshme por edhe thjeshtë me pak bukë, djathë e domate, tipike e preferuar e shqiptarëve.

Zakonisht gjatë gatimit lëkura e specave rrudhet dhe forcohen e për shumë njerëz shndërrohen në një siklet aq sa pavarësisht dëshirës shmangin konsumimin e tyre.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën më efikase të largimit të lëkurës së specave pas gatimit, që t’ishijoni në mënyrën më fantastike duke shmangur sikletin e lëkurës së tyre.

Si të largoni lëkurën e specave

Pavarësisht mënyrës së gatimit, të skuqura apo të pjekura, AgroWeb.org ju këshillon që menjëherë sapo i largoni nga zjarri apo furra t’i mbështillni me qese të pastër plastike ose mund të përdorni edhe qesen e kuzhinës.

Lërini aty për disa minuta dhe më pas nxirrini specat nga mbështjellja e qeses dhe do të shihni se si lëkura e tyre lehtësisht do të largohet.

Pastrojini me kujdes specat nga lëkura dhe më pas marinojini sipas dëshirës.

Llojet e specave qe mund t’u hiqet lekura

 Jo të gjitha llojeve të specave mund t’u hiqet lëkura.

Specave mund t’u pastrohet lëkura kur janë të mëdhenj dhe me tul. Në rastin kur specat janë të vegjël, lëkura e tyre në rastin kur skuqen edhe kur piqen nuk bëhet e sikletshme pasi është e butë edhe pas gatimit.

Në rastet kur dëshironi që specat ti konsumoni pa lëkurë atëherë nuk duhet ti prisni apo copëtoni gjatë kohës që i gatuani pasi largimi i lëkurës bëhet i vështirë, pra specat duhet të jenë të plota./AgroWeb.org