Si të Qëroni dhe Ruani Domatet me Disa Metoda Krejt të Lehta

3.6k 0

Domatja është një nga produktet që prodhohet masivisht në Shqipëri, pa të cilën shumë prej gatimeve tona nuk do të kishin kuptim.

Ëmbëlsia e saj e ndërthurur këndshëm me athtësinë e lehtë ofron një ndjenjë freskie të pazëvendësueshme.

Shija nuk është i vetmi aspekt për të cilin njerëzit ‘lënë kokën’ pas domates.

Ajo ka një profil shumë të pasur ushqimor dhe shëndetësor.

Domatet ofrojnë shumë vlera shëndetësore.

Si të Qëroni Domatet

Nisni duke u hequr domateve bishtin dhe duke bere një prerje në kryq në pjesën e lëmuar.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të ziejë zhysni domatet një e nga një.

Lërini aty për 1-2 minuta dhe më pas kalojini në një tas me ujë të ftohtë për po 2 minuta.

Më pas me ndihmën e një thike largoni lëkurën.

Si T’i Ruani Domatet E Pjekura

Kur domatet janë pjekur siç duhet, ato mund të mbahen në një ambient të ftohtë me një temperaturë që varion nga 12 në 20 gradë Celsius.

Në këtë ambient ato mund të ruhen deri në 2 ditë pa rrezikuar aktivitetin e enzimave që tjetërsojnë shijen e domates.

Si T’i Ruani Domatet Jo Të Pjekura Mirë.

Në mënyrë absolute, këto domate nuk duhen futur në frigorifer.

Ato duhen mbajtur në temperaturë ambienti,  të vendosura në një shtresë të vetme dhe larg ndriçimit të drejtpërdrejtë të diellit.

Çelësi i freskisë është që domatet të ruhen kokëposhtë (pjesa e bishtit poshtë) deri sa të piqen siç duhet.

Arsyeja përse duhen ruajtur kokëposhtë është se në këtë mënyrë pengohet tharja e domates dhe myku.

Një mënyrë për të siguruar jetëgjatësinë e domates jashtë frigoriferit është që në zonën e bishtit të vendosni shirit ngjitës.

Në rastin kur domatet janë jeshile vendosini kokëposhtë në një qese letre dhe lërini në një ambient të freskët deri sa të piqen plotësisht.

Sipas dëshirës, domatet mund t’i shfrytëzoni për përgatitjen e shumë salcave që mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Këtu mund të mësoni si të përgatisni një salcë domate të thjeshtë në kushtet e shtëpisë./AgroWeb.org