Si të Zgjidhni Çokollatën Perfekte?

931 0

Kënaqësia që merr prej çokollatës është e pashoqe ndërsa vlerat që merr prej saj, sidomos të zezës, nuk kanë të krahasuar.

Kjo ëmbëlsirë është e pasur me antioksidantë, të nevojshëm  për të eliminuar radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion dhe nxisin disa sëmundje kronike.

Çokollata e zezë është e pasur me vitamina dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri.

Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor dhe sistemin nervor nga inflamacioni. Ato qetësojnë enët e gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut.

Si Të Zgjidhni Çokollatën Perfekte

Prioriteti i njerëzve që adhurojnë çokollatën e zezë duhet të jetë në përzgjedhjen e :

  • çokollatës së zezë me vulën e cilësisë organike
  • çokollatës së zezë me përmbajtje sa më të lartë të kakaos së papërpunuar.
  • çokollatës së zezë me sa më pak përbërës shtesë artificialë e të dëmshëm
  • çokollatës së zezë me sa më pak sheqer dhe sa më pak yndyrna

Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura.

Si Ta Përgatisni Çokollatën e Zezë Në Shtëpi

Përbërësit:

120 gramë ose një filxhan çaji gjalpë organik

100 gramë kakao pluhur pa sheqer

1 lugë gjalpë mjaltë

1 lugë  çaji vanilje pluhur

Një majë luge kripë

Përgatitja:

Mbushni një tenxhere të vogël me pak ujë dhe vendoseni në zjarr.

Ndërkohë që nxehet uji, vendoseni gjalpin e kakaos në një enë tjetër rezistente ndaj nxehtësisë dhe futeni në tenxheren me ujë.

Sigurohuni që uji nuk i afrohet sipërfaqes së enës ku keni hedhur gjalpin.

Kur të shkrihet, hiqeni enën nga texherja dhe lëreni të ftohet pak.

Më pas, shtoni në të kakaon pluhur, mjaltin, vaniljen dhe kripën.

Përziejini mirë që të gjithë përbërësit të shkrihen dhe të njësohen.

Mbrojeni masën e  çokollatës nga uji sepse nëse në të bie qoftë edhe një pikë ujë,  çokollata do të dalë siç duhet.

Pasi ta keni përzier mirë dhe të keni përfituar një masë kremoze dhe të njëtrajtshme prisni deri sa temperatura e masës së  çokollatës të bjerë deri në 32 gradë.

Më pas hidheni masën në enën përkatëse me forma ose në një letër pjekjeje, mjafton që të jetë në një sipërfaqe të sheshtë dhe prisni për disa orë deri sa  çokollata të forcohet në temperaturë ambienti.

Sipas dëshirës, atë mund ta fusni në frigorifer që të ngurtësohet më shpejt, por temperatura e ambientit ndihmon në cilësinë e saj./AgroWeb.org