Tavë e Shpejtë dhe e Shijshme me Salsiçe dhe Perime

2.2k 0

Receta që AgroWeb.org sjell sot për ju është një zgjedhje e shkëlqyer në ato ditë që nuk dini se çfarë të përgatisni qoftë për vaktin e drekës apo edhe atë të darkës.

Me disa përbërës të thjeshtë, ju do të sillni në tryezën tuaj një pjatë të mbushur me proteina dhe shumë vitamina e minerale nga perimet. Sigurisht që ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipas preferencës tuaj, kështu receta do të pasurohet edhe më.

Për të mësuar mënyrën e përgatitjes ndiqni më poshtë recetën.

Përbërësit

  • 4-5 Salsiçe të freskëta
  • 2 speca të verdhë
  • 2 qepë të kuqe
  • 1 qepë e bardhë
  • 7-8 patate mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • vaj
  • kripë dhe piper për shije
  • nenexhik për shije

Përgatitja

Fillimisht lani dhe prisni perimet.

Hidhni pak vaj në një tavë dhe më pas shtoni aty perimet.

Përziejini mirë.

Më pas shtoni salsiçet dhe jepini shije me kripë, piper e nenexhik.

Mbulojeni tavën me letër alumini dhe piqeni në 200° për 25 minuta. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.