Tavë me Sardele dhe Qepë – Receta e Thjeshtë për një Vakt Fantastik

1.8k 0

Këtë herë AgroWeb.org ju prezanton me një recetë fantastike, të thjeshtë në përgatitje dhe plot vlera ushqyese.

Mund ta imagjinoni se kombinimi i sardeleve të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe qepës plot antioksidantë, ju fal plot të mira për shëndetin.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë të kësaj tave të veçantë.

Përbërësit

  • 1kg qepë
  • 500 g sardele
  • 100 ml uthull
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 50 g rrush të thatë
  • 50 g arra pishe
  • vaj ulliri
  • miell
  • vaj për skuqje
  • Kripë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë, ngrohni pak vaj ulliri ekstra të virgjër në një tigan.

Më pas, pastroni dhe prisni hollë të gjitha qepët dhe kuardisini në tigan për rreth 10 minuta.

Pasi qepët të jenë zbutur, shtoni kripën, uthullën, rrushin e thatë dhe arrat e pishës.

Në fund shtoni sheqerin dhe ulni zjarrin në minimum. Lëreni të gatuhet edhe për 10 minuta të tjera.

Ndërkohë në një tigan tjetër hidhni vajin për skuqje.

Kalojini sardelet një e nga një në miell dhe më pas skuqini në tigan.

Gjatë kësaj kohe qepët do të jenë gati, prandaj fikni zjarrin dhe lërini mënjanë sa të skuqni të gjitha sardelet.

Sardelet e skuqura vendosini në një pjatë të shtruar me letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt.

Në fundin e një tave përhapni një pjesë të qepëve.

Sipër tyre shtroni sardelet dhe përfundoni edhe me një shtresë tjetër qepësh.

Tava është gati, mjafton të prisni një gjysmë dite ose, akoma më mirë 24 orë, që më pas të mund t’i shijoni ato.

/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.