6 Receta Ëmbëlsirash të Freskëta më të Thjeshta se Akullorja

1.1k 0

Shumë prej tyre ju mund t’i përgatisni vetë në shtëpi me shumë lehtësi dhe me përbërës të freskët e të shëndetshëm.

Ëmbëlsirat e ngrira mund të jenë të shijshme, veçanërisht në muajt e ngrohtë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa prej ëmbëlsirave verore të cilat janë edhe më të shijshme se vetë akulloret. Ju mund të zgjidhni të provoni ato që ju tërheqin më tepër.

Rrushi i ngrirë

Rrushi i ngrirë është fantastik sepse nuk ngrin plotësisht. Ju mund t’i konsumoni lehtësisht drejtpërdrejt nga ngrirja. Ëmbëlsia e tyre i bën të shijshëm, veçanërisht nëse keni rrush ku lëkura është pak majoshe.

Kos i ngrirë

Kosi i ngrirë zakonisht shihet si një ëmbëlsirë më e shëndetshme se akullorja.

Kjo është pjesërisht e vërtetë sepse kosi i ngrirë mund të përmbajë disa probiotikë dhe përmban më pak yndyrë se akullorja.

Disa produkte kosi mund të kenë edhe më pak kalori se akullorja gjithashtu.

Ju gjithashtu mund të bëni vetë kos të ngrirë. Një mënyrë është të kombinoni frutat e freskëta me kos.

Mund të shtoni edhe pak ëmbëlsues nëse dëshironi.

Kasatë me shalqi

Ja një recetë e thjeshtë që mund ta provoni në shtëpi. Gjithçka që duhet të bëni është të bëni pure shalqini dhe ta ngrini atë.

Kjo është e mjaftueshme për t’ju dhënë një shije të ëmbël e freskuese.

Banane të mbuluara me çokollatë

Nuk mund të ishte më e lehtë se kaq! Thjesht zhytni në një enë me çokollatë të shkrirë bananet dhe i ngrini ato.

Bananet janë shumë më të shëndetshme se akullorja. Ato ofrojnë shumë lëndë ushqyese të rëndësishme, duke përfshirë kaliumin.

Manaferrat e ngrira

Hidhni manaferrat e ngrira në një tas dhe duke shtuar pak qumësht.

Ato do të shkrihen pak pas disa minutash, duke u zbutur dhe duke u bërë të lehta për t’u ngrënë.

Nëse manaferrat janë ende shumë të forta për ju, gjithmonë mund ta kaloni përzierjen në një mikser.

Kasata me fruta të freskëta

Mënyra më e thjeshtë është të merrni fruta të freskëta, t’i kaloni në një mikser me pak lëng dhe më pas të ngrini përzierjen në kallëpa./AgroWeb.org