Bukë Shtëpie me Domate dhe Borzilok – Receta Unike

1.1k 0

Kjo bukë shtëpie e lehtë dhe e ëmbëlsuar nga borziloku, merr një nuancë shijeje të athët nga domatet e thara në diell.

Fantastike në shije ashtu edhe në vlera. Buka e shtëpisë me domate të thara dhe borzilok është tejet interesante dhe e plotë në vlerat ushqyese të saj.

Sidomos në raste festash, kur tryezat mbushen plot e për plot me produkte nga më të larmishmet, prania e kësaj buke padyshim do të shtojë edhe më shumë lezetin e shijes së gatimeve të ndryshme. Në AgroWeb.org do të mësoni për një hyrje të re në produktet e shijshme të tryezave më festive.

Bëhet fjalë për bukën me domate të thara në diell dhe borzilok e cila gëzon sytë, kënaq shqisat dhe zileps edhe të ftuarit.

Receta e bukës me domate të thara në diell dhe borzilok e bërë në shtëpi është shumë e thjeshtë dhe shumë e shijshme për t’u shijuar me familjen dhe miqtë. Kjo bukë shtëpie është e lehtë dhe e ëmbëlsuar me borzilokun, me një nuancë të athët të domateve të thara në diell.

E si të mos mjaftonte kjo, aroma e pjekjes së kësaj buke do të mbushë shtëpinë tuaj dhe do t’ju hapë oreksin. Receta e sugjeruar nga AgroWeb.org është si më poshtë.

Përbërësit

  • Një gotë me ujë të ngrohtë
  • Dy lugë gjelle me vaj ulliri
  • Tre filxhanë me miell të bardhë
  • 2 lugë çaji me hudhër të grirë hollë
  • 1 lugë e gjysmë gjelle me borzilok të tharë
  • Gjysëm filxhani me copa domatesh të thara në diell.
  • Gjysëm lugë çaji me kripë
  • 2 lugë e çerek (çaji) me maja të ardhur.

Udhëzimet

Shkrijeni majanë në ujë të ngrohtë. Në të njëjtën enë shtoni dy filxhanët me miell dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini dhe punojini mirë me dorë.

Shtoni miellin e mbetur me nga një lugë deri sa brumi të mos ngjitet në enë. Hiqeni brumin nga ena dhe vendoseni në një enë tjetër të pastër dhe të lyer lehtas me yndyrë. Mbulojeni dhe lëreni brumin të vijë për rreth një orë.

Jepini brumit një formë ovale me duar duke krjuar kështu një franxhollë të mirëfilltë. Vendoseni në tepsi, mbulojeni sërish dhe lëreni të vijë edhe për 30 minuta të tjera.

Ngroheni furrën në 170 gradë. Kur brumi të jetë gati, piqeni për rreth 15-20 minuta deri sa korja të ketë marë një ngjyrë kafe me nuancë të artë. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht deri sa të jeni në gjendje ta prisni me feta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.