Domate Qershi të Pjekura dhe të Konservuara në Vaj Ulliri

2.9k 0

Kjo recetë e thjeshtë është një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur domatet qershi për një kohë të gjatë, por edhe për të shtuar shijen e tyre fantastike në receta të ndryshme.

Një mënyrë e mrekullueshme për të pasuruar supën, makaronat apo për të shoqëruar bukën me djathë.

Dhe për t’i dhënë më tepër vlera dhe shije, AgroWeb.org iu këshillon të përdorni vajin më të mirë të ullirit që mund të gjeni.

Përbërësit

  • 2 gota me domate qershi
  • 3/4 gotë me vaj ulliri
  • 3 degë trumzë të freskët
  • 6-8 gjethe borziloku
  • 3 thelpinj hudhër të grira
  • ½ lugë çaji kripë
  • Disa kokrra piper të zi

Përgatitja

Filloni duke ngrohur furrën në 120 gradë Celsius.

Më pas shpëlani dhe thani domatet, përhapini në një tavë pjekjeje.

Shtoni trumzën, borzilokun dhe hudhrën në tigan, më pas spërkatini me 3 lugë vaj ulliri dhe përziejini me duar duke u siguruar që domatet të jenë lyer, veçanërisht hudhrat dhe barishtet që të mos bëhen krokante.

Spërkasni kripë dhe piper, e në fund përziejini sërisht.

Piqini për 2 orë e gjysëm, duke i trazuar herë pas herë, ose derisa domatet të jenë bërë me flluska dhe të tkurren.

Shijoni njërën prej tyre dhe spërkatini me pak kripë nëse është e nevojshme.

Hiqni hudhrat dhe barishtet, pasi ato mund të prishen dhe nuk janë të sigurta për t’u ruajtur, më pas trasferoni domatet në një kavanoz të sterilizuar (të larë mirë me ujë të nxehtë me sapun).

Mbulojini plotësisht me vaj ulliri dhe ruajini në frigorifer për 6 javë (ose më gjatë), vetëm sigurohuni që domatet të qëndrojnë plotësisht të zhytura në vaj.

Vaji i ullirit do të ngurtësohet në frigorifer, prandaj përpara se t’i konsumoni lërini jashtë frigoriferit sa vaji të shkrijë. /AgroWeb.org