Receta e Mrekullueshme e Kekut të Butë me Shije Delikate

1.7k 0

Kjo është një ëmbëlsirë shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë.

E veçanta e këtij keku është se qëndron mes revanisë dhe bonboneve me arrë kokosi.

Një kombinimi i çuditshëm kur e dëgjon, por shija është surprizuese.

Dhe duke qenë se të gjithë kemi gëzime familjare pothuaj çdo muaj, kjo ëmbëlsirë është shoqëruesja perfekte e festave.

Përbërësit

  • 4 vezë
  • Gjysmë gote uji me sheqer
  • 1 gotë e gjysmë uji me miell i ashpër (semolina – e gjeni në markete)
  • 1 gotë uji me miell
  • 1 gotë uji me kos
  • Gjysme gote uji me vaj luledielli
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 1 paketë me fryrës ëmbëlsirash
  • 1 paketë me vanilje
  • Për të lyer tavën e pjekjes nevojitet 1 lugë gjelle me gjalpë
  • Për spërkatje 4 lugë gjelle me arrë kokosi të bluar

Për sherbetin

  • 3 gota uji me sheqer
  • 3 gota me ujë
  • Lëngu i një limoni

Përgatitja

Si fillim përgatisni sherbetin ë ëmbëlsirës duke përzierë në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

Vendosini të ziejnë derisa sheqeri të jetë tretur dhe sherbet të trashet.

Shtoni dhe lëngun e limonit dhe lëreni të ziejë dhe për 3-4 minuta të tjera.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti.

Ndërkohë AgroWeb ju këshillon që në një tas të madh të rrihni vezët me sheqerin derisa të krijoni një krem të plotë.

Vazhdoni ta përzieni dhe shtoni dalëngadalë vajin e lulediellit dhe kosin. Është e rëndësishme që ta përzieni gjatë gjithë kohës në mënyrë që përbërësit të lidhen sa më mirë.

Hidhni lëkurën e grirë të limonit për t’i dhënë ëmbëlsirës shijen e freskisë dhe një aromë të mirë.

AgroWeb ju sugjeron që tani të shtoni miellin, vaniljen dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe ta përzieni masën derisa të krijohet brumi i kekut.

Kalojeni brumin tek tava e lyer me gjalpë dhe përhapeni mirë me një lugë gjelle.

Piqeni në furrën e ngrohur më parë me 190 gradë për 45 minuta.

Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe priteni në katrorë.

Shtoni sherbetin i cili është i ftohtë në krahasim me kekun e sapo përgatitur.

Lëreni që keku të përthithë sherbetin dhe që brumi i kekut të zbutet.

Para se ta shërbeni spërkateni me arrë kokosi të grirë përsipër./AgroWeb.org