Gabimi Kryesor që Prish Shijen e Ashures – Sekreti që Duhet të Dini

9.7k 0

Një nga ëmbëlsirat pjesë e traditës shqiptare që mbase mund të jetë edhe më e shëndetshmja.

Ashurja zakonisht përgatitet pikërisht gjatë festimeve të ‘Ditës së Ashures’.

Siç janë trashëguar festimet e kësaj dite, edhe përgatitja e kësaj ëmbëlsire është gjithashtu një traditë që është kaluar brez pas brezi.

Dita e Ashures festohet ditën e dhjetë të muajit Shtator, që sipas të dhënave që AgroWeb.org siguroi, përkon me muajin e parë të kalendarit Islamik.

Zakonisht besimtarët agjërojnë para festës së Ashures, në formën e një riti të vjetër.

Në ditët e sotme ama Ditën e Ashures e festojnë që të gjithë shqiptarët.

Madje ëmbëlsira është kthyer në të preferuarën e tyre sa që e përgatisin edhe gjatë vitit.

Receta e ashures mendohet të jetë ëmbëlsira më e vjetër në botë.

Përbërësit e saj përfshijnë grurin, frutat e thata dhe ato të thara.

Amvisat vazhdojnë e ta përgatisin sipas traditës së vjetër, dhe sigurisht shija e saj është gjithnjë e përkryer.

Por edhe ashurja ka një sekret përsa i përket zierjes së përbërësve.

Gjithçka lidhet me përgatitjen e grurit, përbërësit kryesor të kësaj ëmbëlsire.

Nëse gruri është i fortë apo i vjetër, AgroWeb.org ju këshillon që para se të përgatisni ta lini përgjatë një nate në ujë.

Nëse mundeni t’ia ndërroni ujin dy apo tri herë kështu ai do të zbutet.

Një proces i tillë tek gruri i fortë do të ndihmojë në zierjen e tij të shpejtë.

Nëse gruri është i ri dhe i butë ai nuk ka nevojë që të qëndrojë gjatë një nate në enë me ujë.

Pasi të keni kaluar këtë hap, pjesa tjetër kërkon vetëm pak durim dhe përkushtim.

Kalojeni grurin e kulluar në një tenxhere dhe mbusheni me ujë në raportet e recetës klasike.

E gjithë mjeshtëria e ashures qëndron pikërisht tek zierja e grurit në zjarr të ulët.

Duke e marrë nxehtësinë dalëngadalë, gruri lëshon niseshtenë e tij dhe arrin të mpiksi ujin.

Nga kjo niseshte krijohet dhe kremi i shijshëm i ashures.

Gjithashtu sigurohuni që ta përzieni shpesh grurin ndërkohë që zien.

Pasi ai ka tendencën të bjeri në fund të tenxheres dhe të ngjitet duke i dhënë aromën e djegësirës ëmbëlsirës suaj.

Herën tjetër që të provoni ashuren, ndiqni këshillën e AgroWeb.org për zierjen e grurit dhe rezultati do të jetë perfekt./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.