Gliko me Kungulleshka – Delikatesë Magjepsëse

1.8k 0

Në doni të suprizoni më të dashurit tuaj me një recetë unike të ëmbël e magjepsëse përgatisni gliko me kungulleshka.

Një ëmbëlsirë fantastike që vetëm mjeshtëria e amvisave shqiptare mund ta përgatisë.

Të freskëta me shije delikate, ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të glikosë.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së glikosë me kungulleshka në shtëpi.

Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.

Gliko me Kungulleshka Krejt Lehtë në Shtëpi

Kjo recetë mund të përgatitet krejt lehtë në shtëpi nga të gjitha amvisat. Për këtë gliko, u duhen  2 kg copa kungulleshkash të prera, 2 kg sheqer, 2 litra ujë të gëlqerosur dhe 200 gr arra.

Si fillim, qërojmë kungulleshkat dhe e ndajmë në copëza të vogla kubike.

Më pas, copëzat e prera të kungulleshkave i lëmë për dy orë në një enë ku kemi hedhur ujin me gëlqere. Për ujin e gëlqerosur, na duhet 100 gr gëlqere në 2 litra ujë.

Pas dy orësh, AgroWeb.org ju udhëzon të hiqni copëzat e kungulleshkave nga gëlqerja dhe t’i shpëlani disa herë me ujë të përvëluar. Ndërsa kulloni kungujt, në një enë përgatisni sherbetin duke hedhur 2 kg sheqer dhe 500 ml ujë.

Pasi sherbeti të jetë nxehur hedhim copëzat e kungulleshkave.

Glikonë e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth një orë. Pastaj hedhim arrat dhe e lëmë të ziejë edhe 1o minuta.

E heqim nga zjarri dhe nisim ta hedhim në kavanoza të sterilizuar. Pasi i mbushim me gliko, kavanozat i mbyllim fort, i lëmë të ftohen dhe i mbajmë në frigorifer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.