Një recetë e mrekullueshme që mund ta përgatisni shpejt në shtëpitë tuaja e që më siguri nuk e keni provuar më parë.
Një kek i mirë ka shije të butë të plotë e të ëmbël dhe receta që në do t’ju sugjeorjmë sot i përmbledh të gjitha këto cilësi.
E quajtur ndryshe torta Japoneze e famshme në të gjithë botën, kërkon vetëm pak përbërës dhe disa hapa për t’u përgatitur.
Ndiqni ato më poshtë dhe nisni recetën edhe ju në shtëpitë tuaja.
Përbërësit
- 4 vezë
- 90 ml lëng portokalli
- 50 ml vaj ulliri
- Kirpë
- 70 gr miell
- 90gr sheqer
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete shtoni në një enë 4 të verdha e vezës, lëngun e portokallit dhe vajin.
Shtoni dhe pak kripë e më pas sitni miellin.
Në fund përzieni të gjithë masën derisa të formohet brumi.
Në një tjetër enë shtoni të bardhat e vezëve dhe rrihini derisa të formojnë shkumë.
Më pas hidhini pak nga pak tek ena ku ndodhen përbërësit e tjerë.
Teksa e bëni këtë proces duhet të përzieni vazhdimisht.
Do të formohet një masë e bardhë e kremoze brumi.
Hidheni në një tavë pjekje rrethore të lyer me gjalpë dhe tundeni pak që të dalë ajri.
Tavën me kekun futeni në një tjetër tavë më të gjerë të mbushur me ujë dhe futeni të piqet.
Lëreni në temepraturën 150 gradë për 1 orë derisa të marrë ngjyrë të artë.
Më pas nxirreni nga furra dhe hiqeni nga tava sapo të jetë ftohur./AgroWeb.org