Lakror i Ngrohtë me Presh – I Përsosur për Këto Ditë të Ftohta

4.9k 0

Lexoni shkurt këtë recetë fantastike të përgatitjes së lakrorit me presh në shtëpi.

I ngrohtë e plot shije, ai mbush gjithë shtëpinë më aromë fantastike ashti si edhe tryezën me shijen e tij të mrekullueshme.

Më poshtë, gjeni nga AgroWeb.org hapat që duhet të ndiqni në përgatitjen e tij.

Përgatitja e Lakrorit me Presh

Përbërësit

  • 1 kg presh
  • 500 gr Miell
  • 250 ml Ujë
  • Kripë
  • Vaj Ulliri
  • Pak gjalpë
  • Sodë Buke
  • 100 gr djathë të bardhë të thërrmuar

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me presh 

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

Nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar, AgroWeb.org ju udhëzon që ta mbuloni me një pecetë të pastër dhe e lëreni përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisni përgatitjen e preshit.

Preshin e grirë hollë e hedhim në një tigan të madh. E skuqim me vaj ulliri dhe pak gjalpë derisa volumi i preshit të ulet.

Hedhim pak kripë dhe pak ujë derisa preshi të zbutet plotësisht, në fund shtojmë thërrimet e djathit dhe e përziejmë.

I përzjejmë për dy minuta.

Për të përftuar një masë pak të trashë të gjellës me të cilën do të përgatisim lakrorin, në një gotë të vogël mund të hedhim një lugë miell dhe ta tretim me dy lugë kos.

Këtë masë më pas e shtojmë tek preshi dhe përzjejmë masën. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me qumësht në vend të kosit.

Përgatitja e lakrorit me presh  

Pasi e përgatisim gjellën me presh, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

Brumin e ndajmë në dy pjesë, ku pjesa e sipërme duhet të jetë më e vogël se e poshtmja.

Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer njëtrajtësisht me vaj ulliri, hedhim mbushjen me preshin në të gjithë petën që kemi shtruar më parë.

Ndërkohë, hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët.

Në mungesë të saçit tradicional, fare mirë lakrorin mund t’a pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi lakrori është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.