Mënyrat më të Mira që Duhet të Dini Kur Përgatisni Brumin e Bukës

3.2k 0

Asgjë nuk ia kalon aromës së bukës që përgatitet në shtëpi, por edhe përgatitja e saj kërkon një mjeshtëri të vetën.

Ndonjëherë brumi nuk fryhet sa duhet, herë të tjera del me lagështirë apo korja e bukës forcohet shumë.

Të gjitha këto probleme lidhen me hapat e përgatitje së brumit të bukës.

AgroWeb.org ju tregon disa truke apo sekrete që do t’ju mundësojnë që të përgatisni çdoherë bukën më të shijshme që keni provuar.

Mielli që keni përdorur

Për rezultate më të mira, AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni miellin e bardhë që ndryshe njihet si mielli i bukëpjekësve.

Mielli i bardhë përmban më shumë proteina që mundësojnë që brumi i bukës të ketë elasticitetin e duhur.

Nëse nuk gjeni miell për bukë, mund të përdorni miellin e thjeshtë e për përdorim të gjerë.

Temperatura e uji

Nëse uji është shumë i nxehtë, nuk do të veprojë me majanë e bukës dhe kështu brumi nuk do të fryhet.

Në rastin kur uji është më i ftohtë seç duhet, atëherë brumit do t’i duhet më shumë kohë që të fryhet.

Për të patur temperaturën perfekte, hidhni disa pika në kyçin tuaj dhe nëse e duroni atëherë është në rregull.

Kripa elementi kryesor

Kripa arrin të forcojë brumin dhe nuk e lejon atë që të lëshohet gjatë pjekjes.

Ajo që duhet të bëni është që të siguroheni që mielli dhe majaja të jenë përzierë mirë para se të hidhni kripën.

Pasi nëse e hidhni direkt pas majasë, kripa nuk e lejon atë të veprojë dhe kështu që brumi i bukës nuk fryhet.

Duhet të zgjidhni majanë e duhur

Zakonisht majaja që përdoret për përgatitjen e bukës është ajo e thata e cila mund të gjendet lehtësisht nëpër markete.

Por nëse keni kohë që e keni blerë majanë, është më mirë që ta përzieni me pak sheqer dhe 125 ml qumësht të vakët.

Lëreni që të pushojë 5 minuta dhe të shihni nëse ka krijuar një ajkë në sipërfaqen e saj.

Shtojeni këtë përzierje tek mielli dhe vazhdoni me hapat e recetës.

Punimi i brumit

Të gjitha amvisat e dinë se dhe punimi i brumit është një nga fazat më të rëndësishme të përgatitjes së brumit.

Punimi i brumit bën të mundur që majaja të përhapet mirë dhe të aktivizohet.

AgroWeb.org ju këshillon që ta punoni brumin me të dyja duart duke e shtypur e palosur derisa të jetë i lëmuar dhe elastik.

Pjekja e bukës

Është shumë e rëndësishme që furra të jetë e ngrohur në temperaturën që përcaktohet në recetë.

Duhet të jetë e ngrohtë mjaftueshëm sa bulëzat e ajrit që gjenden tek brumi të fryhen. Prandaj sigurohuni që të ndiqni këshillat e recetës së bukës./AgroWeb.org