Kuzhina shqiptare është e pasur me receta të thjeshta e shumë interesante që na ushqejnë stomakun dhe shpirtin çdo ditë.
E tillë është edhe receta e patëllxhanëve me kos dhe hudhër. Ky gatim është mjaft i freskët dhe plotësues në shije.
Përgatitja e kësaj pjate është shumë e lehtë. Atë mund ta servirni ose si pjatë të parë ose duke shoqëruar gatime të tjera tradicionale ose jo.
Është një pjatë ideale që mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, është e lehtë e mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese.
Mund të shoqërohet me pak bukë të thekur misri ose gruri por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.
Receta e patëllxhanëve bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi.
Përgatitja e Patëllxhanëve me Kos
Përbërësit
Për 4 persona rekomandohen:
- 7-8 patëllxhanë mesatarë
- 2-3 thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)
- 800-1000 gramë kos
- Vaj ulliri
- Kripë
- piper të zi
- piper i kuq (sipas dëshirës)
- Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)
Përgatitja
Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.
Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.
Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.
Ndërkohë lajini patëllxhanët me ujë të bollshëm.
Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon t’i prisni patëllaxhanët në feta të holla për së gjati ose në rrathë të vegjël sipas dëshirës.
Patëllxhanët mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.
Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.
Hidhini një e nga një në një enë të madhe.
Në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.
Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.
Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.
Hidheni atë sipër patëllxhanëve të skuqura dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje