Prevede Manaferre, Shija e Egër e Maleve Shqiptare

1.3k 0

Më shumë se sa për ëmbëlsinë e tyre, prevedetë shqiptare njihen për përdorimin e tyre si shëruese të mira të shëndetit, veçanërisht ndaj të ftohtit në dimër. Prevedetë përdoren si reçel për mëngjeset por mbi të gjitha si shurupe kurative për gripin e kollën.

Janë të famshmet prevedetë shqiptare të Kumbullës apo të Thanës, të cilat në vetvete përbëjnë dhe traditën shqiptare të prevedesë. Por megjithatë, edhe fruta të tjera të mrekullueshme në shije e në vlera mund të përgatiten në formën e prevedesë.

AgroWeb.org sjell sot një recetë krejt unike për përgatitjen e prevedesë së manaferrave, frutat më të mira të stinës e më të mirat e kudo gjendura në malet shqiptare.

Si të përgatisni prevedenë e manaferrës në shtëpi

Përbërësit

  • 8 gota me manaferra të freskëta ose të ngrira
  • 4 gota me ujë
  • 12 gota me sheqer
  • 2 qese me pektinë frutash të lëngshme

Udhëzimet

Hidhini manaferrat në një tenxhere, shtypini me lugë, shtoni ujë, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në temperaturë mesatare për të paktën 45 minuta.

Përdorni një napë të trashë dhe hidheni lëngun e formuar aty deri sa të kullojë për të paktën 30 minuta. Sasia e përftuar duhet të jetë ekuivalent i gjashtë gotave.

Masën e kulluar hidheni sërish të tenxhere dhe shtoni sheqerin. Përziejeni deri sa të shkrijë.

Zierja duhet të vazhdojë në temperaturë të lartë.

Shtoni pektinën, përzijeni për një minutë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Hiqeni shkumën e formuar dhe më pas hidheni të gjithë masën në kavanozë të sterilizuar prej qelqi duke lënë hapësirë në sipërfaqen afër grykës së kavanozëve.

Mbyllini kapakët fort dhe më pas kavanozët futini në një tenxhere të madhe me ujë të valuar.

Kavanozët duhen mbuluar plotësisht me ujë dhe të zihen për 5 minuta.

Hiqini nga uji dhe lërini të ftohen. /AgroWeb.org