Prevedeja e Limonit – Shija e Munguar e Gatimeve

1.2k 0

Prevedeja e limonit është një salcë e ëmbël dhe e athët që kombinohet shumë mirë me biskotat, kekun dhe ëmbëlsira të ndryshme të pjekura.

Këtë prevede ju mund ta gatuani kek me shtresa të ndryshme frutash, ose ta përzieni me kosin për një ëmbëlsirë të veçantë.

Ju mund ta gjeni atë nëpër dyqane të ndryshme, ose të mësoni ta përgatisni në shtëpi nëpërmjet recetës së AgroWeb.org

Përbërësit:

  • 200 ml lëng limoni të freskët
  • Një lugë gjelle me lëkurën e grirë të limonit
  • Një gotë me sheqer
  • 3 Vezë
  • Gjysëm filxhani me gjalpë pa kripë

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe në të hidhni lëngun e limonit, lëkurën e agrumes, sheqerin, vezët dhe gjalpin.

Përziejini të gjitha dhe gatuajini në një temperaturë të ulët.

Koha e përzierjes është gjashtë minuta.

Me tu formuar bulëzat e para gjatë valimit, hiqeni tenxheren nga zjarri.

Pasi të jetë ftohur, hidheni prevedenë e limonit në kavanozë të sterilizuar dhe mbylleni kapakun mirë.

Nëse dëshironi ju mund ta kulloni prevedenë duke përdorur një kullesë ose napë.

Kavanozët mund të ruhen në frigorifer deri sa të jeni gati për t’i përdorur.

Këshilla Për Një Prevede Të Mirë

Përdorni gjithmonë lëng të freskët limoni për një shije më të plotë

Përzierja e vazhdueshme e prevedesë parandalon lidhjen e shpejtë të molekulave të vezëve.

Prevedeja duhet të jetë kremoze dhe jo e ngurtë, ndaj ajo nuk duhet lejuar të marrë valë.

Këtë recetë mund ta përshtasni edhe me agrume të tjera siç janë limoni jeshil, mandarina portokalli ose qitro.

Portokallet e shartuara me shegë janë një alternativë e shkëlqyer sepse prevedeja jo vetëm që do të jetë e ëmbël por edhe do të marrë një ngjyrë të trëndafiltë.

Prevedeja e limonit ka një shije shumë të fortë.

Pavarësisht dëshirës për ta ngrënë me lugë, nuk do të keni mundësi të hani shumë prej tyre, pikërisht prej aromës së ndezur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.