Tavat e përgatitura në furrë janë gjithnjë një mënyrë e mirë për të kaluar vaktet.
Kjo pasi janë shumë të pasura me shije, aromë dhe shëndet.
Gatimet me pulë janë gjithashtu të famshme për shijen dhe alternativat e shëndetëshme që ofrojnë.
Në këtë larmishmëri recetash me të preferuarat janë gjithnjë ato të thjeshtat dhe me plot shije.
Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e pulës në tavë me salcë limoni, gjalpë e hudhra.
Për t’a realizuar atë ndiqni hap pas hapi si më poshtë këshillat e AgroWeb.
Përbërësit
- 5 gjokse pule
- 6 lugë gjelle gjalpë i freskët pa kripë
- 2 limona
- 125ml pana
- 125 ml qumësht
- 3-4 thelpi hudhër
- gjysmë luge çaji kripë
- 1 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë çaji piper i zi i bluar
Përgatitja
Në një tigan të thellë apo tenxhere hidhni gjalpin të shkrijë në nxehtësi mesatare.
Më pas shtoni filetot e pulës, kripën, piperin e zi të bluar dhe lëreni në zjarr për 4-6 minuta.
Ndërkohë AgroWeb.org ju këshillon të shtrydhni lëngun e limonave duke grirë dhe pak nga lëkura e tyre brenda.
Zgjidhni një tavë në të cilën do të piqni pulën dhe shtroni filetot njëra pas tjetrës.
Më pas hidhni lëngun e limonit, hudhrën e grirë.
Sigurohuni t’a lyeni mirë mishin me lëngun e limonit dhe të shtoni mjfatueshëm lëkurë limoni për sa më shumë shije dhe aromë.
Ndërkohë në një enë përzieni qumështin, panën e gatimit dhe niseshtenë dhe hidhjani pulës sipër.
Vendoseni në furrë me nxehtësi 180 gradë për rreth 20 -25 minuta.
Kur filetot të kenë marrë pamje të kuqe të artë nxirrini nga furra dhe spërkatini sërisht me salcën e krijuar.
Shërbejeni këtë pjatë të ngrohtë duke i shtuar edhe pak rozmarinë sipër sipas dëshirës.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi./AgroWeb.org