Qofte Role e Mbushur me Spinaq dhe Djathë – Receta Plot Shije

1.3k 0

Një recetë e shijshme, e gjithashtu e shkëlqyer për një darkë fantastike me familjen ose miqtë.

Plot shije dhe vlera për të gjithë familjen, kjo është një pjatë e dytë e cila do t’ju ngjallë nepsin dhe shpejt do të bëhet e preferuara juaj.

Për ta realizuar, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hapat që duhet të ndiqni.

Përbërësit

Për pjesën e parë:

  • 800 g mish i grirë
  • 70 g djathë kaçkavall i grirë
  • 40 g thërrime buke
  • 1 vezë
  • Kripë dhe piper i zi për shije

Për pjesën e dytë:

  • 200 g mish i grirë
  • 100 g spinaq
  • 50 g pançetë
  • 50 g djathë kaçkavall i grirë
  • 20 g djathë parmixhan
  • 1lgj miell
  • 1 vezë
  • Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Bashkoni një një enë pjesën e parë të mishit të grirë, me vezën, djathin e grirë, thërrimet e bukës, kripën dhe piperin për shije. Përpunojini përbërësit me dorë derisa të bashkohen mirë dhe masën lëreni mënjëanë.

Tani vazhdoni me për gatitjen e spinaqit. Lani mirë gjethet dhe vendosini në zierje. Kur të zbuten, hiqini nga ena dhe lërini sa të ftohen paksa. Më pas shtrydhini për të larguar ujin e tepërt dhe përpunojini në një mikser.

Prisni në kubikë pançetën dhe kuardiseni sa të marrë ngjyrë, pa i shtuar yndyrë. Pançetën kalojeni tek masa e spinaqit.

Në një tas bashkoni pjesën tjetër të mishit të grirë, djathin kaçkavall të grirë, vezën, kripë e piper për shije, miellin, në fund edhe përzierjen me spinaq.

Përziejini mirë përbërësit dhe masën që do të formoni kalojeni në një qese kuzhine duke e përhapur në formë katërkëndore.

Sipër saj vendosni copëzat e djathit parmixhan dhe më pas masën rrotullojeni në formë role, në mënyrë që djathi të qëndrojë në mes. Qesja e kuzhinës do të mbajë të lidhur masën e mishit që të mos prishet dhe do t’ju ndihmojë t’i jepni formë cilindrike.

Tani merrni masën e misht që përgatitët në fillim dhe hapeni në formë katërkëndore mbi një qese. Në mes të saj vendosni masën cilindrike të përzierjes me spinaq.

Mështilleni masën për të krijuar kështu një qofte role me në qëndër përzierjen e spinaqit.

Pasi t’i jepni formën cilindrike, hiqni qesen dhe vendoseni qoften në tavë të shtruar me letër pjekje. Nëse dëshironi ju mund të vendosni në tavë edhe disa patate. Piqeni në 180 °C për 40 minuta. /AgroWeb.org