Ky gatim i veçantë dhe shumë i shijshëm përbëhet nga një përzieje e mishit të qengjit me perime.
Përbërësit ndahen dhe gatuhen në enë të vogla balte, të cilat duhet të jenë të mbuluara me letër alumini.
Enët e baltës janë pikëisht një nga sekretet e kësaj recete sepse kështu mishi gatuhet më së miri.
Sot AgroWeb.org ju njeh me këtë mënyrë të thjeshtë përgatitjeje, ndiqni më poshtë hapat.
Përbërësit
- 500 g mish qengji pa kocka
- 4 lugë gjelle gjalpë
- 5 domate
- 8 thelpinj hudhra
- 12 qepujka
- 10 speca jeshil të gjatë
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 lugë çaji piper i zi i bluar
Përgatitja
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Vazhdoni duke prerë në kubikë mishin, specat dhe domatet. Më pas qëroni qepujkat dhe hudhrat.
Në një tas të madh, përzieni të gjithë përbërësit përveç gjalpit dhe me të mbushni enët prej balte në mënyrë të barabartë.
Ju mund ta vendosni të gjithë përziejen në një tavë të madhe balte nëse keni një të tillë ose ta ndani në mënyrë të barabartë në varësi të numurit të enëve që dispononi.
Pasi të jenë mbushur të gjitha enët prej balte, shtoni 2 lugë gjalpë në secilën dhe mbyllni pjesën e sipërme të enës me letër alumini.
Vendosni enët prej balte në furrë dhe lërini të gatuhen për 1 orë.
Pas një ore, bëni një vrimë të vogël në qendër të letrës së aluminit dhe lërini edhe për 30 minuta të tjera.
Hiqni enët prej balte nga furra së bashku me letrën e aluminit dhe shërbejeni. /AgroWeb.org