Si të Përgatisni Liker Arre në Shtëpi

1.7k 0

Arra prej shekujsh njihet për vetitë medicinale të frutave të saj dhe për këtë arsye ajo mbrohet me ligj në disa vende të botës.

Përveç shijes karakteristike, arrat kanë veti të shkëlqyera për përmirësimin e përqendrimit dhe kujtesës.

Gjithashtu ato kanë gjetur zbatim praktik në përgatitjen e pijeve të ndryshme si likeri, kjo recetë e provuar ndihmojnë trupin të luftojë edhe disa sëmundje.

Kjo pije mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me gjëndrën tiroide, fytin, bronkitin, traktin respirator dhe imunitetin.

Likerin me arra mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi, por duhet të kini parasysh që arrat duhet të jenë jeshile. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me recetën e kësaj pijeje shëruese.

Përbërësit për shishe 1 litër:

  • 30 arra të reja jeshile
  • 200 gr mjaltë
  • 3 feta portokalli
  • 1 lugë ekstrakt vanilje
  • 3-4 karafil
  • 3-4 kokrra kafeje
  • 1 shkop kanelle
  • 700 ml raki rrushi

Përgatitja

Lani dhe thani mirë arrat, më pas pritini horizontalisht në gjysmë.

Vendosini kokrrat e arrës në një shishe qelqi. Përdorni një shishe me grykë sa më të gjerë ose mund të përdorni edhe një kavanoz qelqi.

Shtoni aty mjaltin dhe pjesën tjetër të përbërësve, në fund mbushni shishen deri në grykë me raki.

Mbylleni mirë shishen ose kavanozin dhe lëreni në diell për 40 ditë. Tundeni një herë në disa ditë.

Pas 40 ditësh, mund ta kulloni likerin dhe ta hidhni në një shishe tjetër. Nëse dëshironi mund ta ruani edhe ashtu siç është në frigorifer. Ngjyra e saj do të kthehet pothuajse të zezë.

Koha më e mirë për t’u konsumuar është pas disa muajsh. Nëse e provoni menjëherë, nuk do të mahniteni me shijen e saj.

Por pas disa muajsh, kur të jenë çliruar të gjitha vetitë, ju do të bini në dashuri me likerin tuaj.

Konsumoni një filxhan në mëngjes dhe shijoni përfitimet e pijes suaj të shëndetshme dhe të shijshme.

Arrat në shishe do të tkurren dhe ngurtësohen, por ju ende mund t’i hani ato. Hani një arrë herë pas here./AgroWeb.org