Simite të Buta, të Ngrohta me Susam – Një Recetë e Mrekullueshme

3k 0

Një recetë fantastike që do t’ju bëjë tërësisht për vete për shijen e mrekullueshme që ka. Të buta plot shije e aromë, simitet me susam janë zgjedhja më e mirë për të shoqëruar vaktet.

Përgatitja e Simiteve me Susam

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle maja e thatë ( Hasmaja)
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 gotë qumësht ( 200 ml)
  • 100 ml vaj
  • 1 gotë ujë të vakët
  • miell 750-800 gr
  • kripë
  • 1 të verdhë veze, 2 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle vaj
  • Për lyerjen e simiteve
  • Susam

Përgatitja:

Në një tas të madh vendosim 1 lugë gjelle maja të thatë, shtojmë në të 1 lugë gjelle sheqer, qumështin e ngrohtë dhe të tre këto përbërës I përziejmë mirë shtojmë 3 lugë gjelle miell i përziejmë mirë sat ë na formohet ujë masa homogjene dhe e lëmë të pushojë 10 minuta.

Pasi shohim që majaja u aktivizua shtojmë në të vajin, 1 gotë ujë të vakët, miellin , krpën. Përziejmë mirë masën e brumit deri sat ë na formohet një masë brumi jo e fortë, e vendosim në një tas e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për 1 orë.

Pasi brumi të jetë dyfishuar e nxjerrim me kujdes, spërkasim me pak miell dhe e punojmë lehtë.

E ndajmë në toptha mesatar të cilat i vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj duke i rregulluar formën sipas dëshirës. Përziejmë 1 të verdhë veze me 2 lugë gjelle qumësht dhe i lyejmë në sipërfaqe të gjithë kulaçët.

I spërkasim me susam dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.