Makarona me Bukë – Sekreti i Jetëgjatësisë

2.7k 0

Secili prej nesh njeh dikë që preferon t’i hajë makaronat me bukë.

Në periudha të ndryshme, kjo është perceptuar si nevojë për tu ngopur por mesa duket është më shumë se kaq.

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se kombinimi i makaronave me bukën kanë një lidhje të fortë me jetëgjatësinë e njeriut.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se ngrënia pa e tepruar e makaronave, orizit me bukë të shton jetën deri në 4 vjet.

Kjo nuk do të thotë që duhet të hani çdo ditë makarona me bukë që të jetoni më gjatë.

Ekspertët e AgroWeb.org e kanë nënvizuar shpesh idenë se çdo ushqim i mirë apo i keq duhet konsumuar pa e tepruar.

Sepse siç thotë edhe populli: “gjella me kripë, e kripa me karar.

Rëndësia e Karbohidrateve Për Shëndetin

Ekspertët e fushës në Boston të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar rëndësinë e karbohidrateve për shëndetin.

Ata thonë se njerëzit që përpiqen të kufizojnë karbohidratet në minimum, janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, me të paktën 20 përqind.

Sipas të njëjtëve ekspertë, njerëzit që e teprojnë me karbohidratet janë 23 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme gjithashtu.

Këto gjetje konfirmojnë rëndësinë e mos kufizimit por edhe ekuilibrave në ushqyerje.

Kësisoj, njeriu duhet të konsumojë sasi të pranueshme të makaronave dhe bukës për t’i ardhur në ndihmë shëndetit.

Karbohidratet janë një domosdoshmëri për organizmin.

Trupi i njeriut i ka ato të nevojshme që të funksionojë siç duhet, ndaj njeriu nuk duhet të heqë dorë prej tyre plotësisht.

Ekspertët amerikanë të shëndetit rekomandojnë që karbohidratet duhet të përbëjnë 45 deri në 65 përqind të kalorive ditore.

Kjo do të thotë se nëse ju konsumoni 2,000 kalori në ditë, një sasi prej 900 deri në 1300 kalori duhet të vijë nga karbohidratet.

Një rekomandim i tillë konfirmon ruajtjen e ekuilibrave në ushqyerje për shëndetin dhe jetëgjatësinë./AgroWeb.org