Mënyrat e Gatimit të Kales për Forcimin e Kockave dhe Imunitetit

3.8k 0

Gjethet e kales janë një nga format më të lashta të lakrës që ka origjinën në Mesdhe.

Sipas të dhënave, këto gjethe janë përdorur si ushqim që nga viti 2000 para erës sonë.

Vetë kale është zbuluar në Azinë e Vogël në shekullin e pestë para erës së re. Kjo bimë u soll në Evropë ga një grup udhëtarësh Keltë.

Dikur, kale njihej si ushqim për të varfërit, por sot ajo nuk mungon kurrësesi në tryezën e të pasurve.

Kjo për arsyen se kale konsiderohet një super ushqim!

Gjethet e lakrës së egër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ato janë plot me fibra dhe acide biliare që luftojnë kolesterolin dhe ulin rreziqet nga sëmundjet e zemrës.

Gjethet e kales janë të mbushura me fibra dhe sulfur, elemente fantastikë për të pastruar trupin dhe mëlçinë nga toksinat.

Kale ka pak kalori. Një filxhan me gjethe të prera ka 33 kalori. Kësisoj, gjethet janë të mrekullueshme për të rënë në peshë.

Kale mbron sistemin imunitar, ndalon trombozën, ndihmon me jashtëqitjen dhe forcon kockat.

Gjethet në fjalë kanë më shumë hekur se çdo tjetër. Ato janë të pasura me Vitaminë K, antioksidantë të fuqishëm dhe përcjellin energji për organizmin.

Mënyra E Thjeshta Për Gatimin e Kales

Kale mund të përgatitet si sallatë, por potencialin e saj të plotë ajo e çliron në gatim.

Mënyrat më të lehta të gatimit të kësaj barishteje janë kaurdisja dhe gatimi me avull.

Kaurdisja është tepër e thjeshtë dhe praktike.

Kur kaurdiset, kale kërkon pak më shumë kohë se spinaqi.

Ajo kaurdiset shumë mirë duke përdorur vaj ulliri ose vaj avokadoje.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe pak hudhër dhe spec djegës pluhur.

Për të balancuar shijen e saj, para servirjes, kalen e kaurdisur spërkateni me pak lëng të freskët limoni.

Zierja është një tjetër mënyrë e shpejtë dhe e lehtë e gatimit të kales.

Ajo nuk do shumë minuta për tu zier dhe mund ta pasuroni me limon, kripë e piper.

Ndërsa në avull kale kërkon 10 minuta sa të zbusen gjethet.

Secilën mënyrë të zgjidhni, mos harroni limonin dhe vajin e ullirit që plotësojnë shijen e kësaj barishteje të shëndetshme./AgroWeb.org