Mielli i Melit – Sa i Shëndetshëm është për Sistemin Tretës?

2.2k 0

Ditët e sotme ka një shumëllojshmëri miellrash, madje ato mund t’i gjesh lehtësisht edhe në supermarketet e zakonshme.

Një prej tyre është edhe mielli i melit, që bëhet nga bluarja e këtij drithit të lashtë.

Ky drithë unik ka një shije të fortë e të ëmbël në të njëjtën kohë.

Është një nga drithërat shqiptarë më të veçantë, me vlera të mëdha ushqyese dhe pa gluten.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më shumë rreth përfitimeve shëndetësore të miellit të melit, duke i renditur ato më poshtë.

Mielli I Miletit Është Ushqyes

Për 100 gram, ai siguron 22% të vlerës ditore për hekur dhe vitaminë B, të cilat rrisin energjinë tuaj.

Drithi gjithashtu siguron fibra, antioksidantë dhe minerale të tjera, duke përfshirë magnez, mangan, fosfor, bakër, zink dhe kalium.

Nxit Rritjen E Baktereve Të Mira Në Zorrë

Një studim i botuar në 2016 në “Journal of Scientific & Innovative Research” (Revista e Kërkimeve Shkencore Inovative), nxjerr në pah përfitimet shëndetësore të melit.

Kokrra shërben si një probiotik, i cili ndihmon në nxitjen e rritjes së baktereve miqësore në zorrë, që lidhet me tretjen e shëndetshme.

Gjithashtu studimi sugjeron që përbërjet natyrore në mel mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit, inflamacionit dhe plakjes.

Nuk përmban gluten

Për njerëzit që kanë probleme me sistemin tretës , intolerancë ndaj glutenit, ose ata që duan të zvogëlojnë marrjen e glutenit, mielli i melit është një alternativë e shkëlqyeshme.

Kjo mund të jetë një lehtësim për ata me sëmundje celiake, që nuk mund të tretin glutenin për shkak të dëmtimit që i shkakton zorrës së hollë.

Si ta përdorni miellin e melit?

Mielli i melit mund të përdoret në mënyra të ndryshme, megjithëse zakonisht kombinohet me miellra të tjerë, si mielli i orizit ose melekuqit.

Ju mund të bëni me të petulla, pica, bukë dhe mund ta përfshini në një shumëllojshmëri të produkteve të pjekura si biskotat dhe ëmbëlsirat./AgroWeb.org