Produkti Surprizë për një Jetë të Gjatë dhe të Shëndetshme

5.6k 0

Njeriu dëshiron të jetojë sa më gjatë, mundësisht të kapërcejë të njëqindat.

Për të arritur këtë rezultat, ekspertët japin shumë këshilla për veprimet që njeriu duhet të bëjë që të jetojë gjatë.

Megjithatë, po të pyesësh banorët më të lashtë të Irlandës së Veriut, sekreti i jetëgjatësisë gjendet tek një apo dy tasa me qullin e tërshërës.

Familja Donnelly që jeton në rajonin Armagh të Irlandës së Veriut është më jetëgjata në vend.

13 fëmijët e kësaj familjeje janë të moshave 72-93 vjeç.

Mund të thuash me plot gojën se ata kanë jetuar gjatë.

Jetëgjatësinë, kjo familje ia atribuon traditës shumë-vjeçare të ngrënies së një tasi me qull tërshëre dy herë në ditë, një në orën 7 të mëngjesit dhe tjetra në orën 10 të mbrëmjes.

Qulli i tërshërës përgatitet me zierjen e drithit në qumësht dhe më pas ëmbëlsimin me reçel molle.

Për përgatitjen e saj, për një person mjafton të zieni 50 gr tërshërë me 350 ml qumësht ose ujë. Përzjeheni derisa masa të trashet. Mund t’i shtoni kripë nëse preferoni, ose ta ëmbëlsoni me mjaltë a reçel.

Përpos kësaj, kjo familje refuzon të hajë ushqime të përpunuara.

Gjatë gjithë jetës së tyre, ata kanë ngrënë produktet e tokës dhe të shtazëve të ushqyera në fermë në liri të plotë.

Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vlerat e tërshërës.

Ka efekt pastrues

Tërshëra përmban sasi të bollshme amino acidesh dhe stimulon mëlçinë të prodhojë lektinën që ndihmon në pastrimin e plotë të trupit nga toksinat.

Aleate e zemrës

Studimet kanë treguar që tërshëra është aleat i enëve të gjakut. Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në to e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Ja një lajm i mirë për ata që vuajnë nga diabeti.

Tërshëra duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimit tuaj. Një studim i Universitetit të Heidelbergut në Gjermani tregoi që konsumimi i tërshërës ul ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak për ata që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2.

Tërshëra që përmban fibra dhe karbohidrate të shëndetshme tretet më gjatë se sa ushqimet e tjera me karbohidrate të thjeshta. Ngadalësia në tretje e mban sheqerin në gjak në nivele optimale.

Mban nën kontroll tensionin e lartë

Tërshëra e pakriposur është përshkruar si një super ushqim për të luftuar tensionin e lartë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të konsumojnë tërshërë rregullisht.

Ndihmon me tretjen

Tërshëra është një burim mjaft i mirë fibrash e si rrjedhoje ndihmon që zorrët të kryejnë funksionin e tyre më së miri. Sistemi tretës stimulohet mjaftueshëm duke lejuar që ushqimi të kalojë pa problem nëpër organet tretëse.

Për më tepër, tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten. Tërshëra është një antioksidant i vërtetë. Shtoji tërshërë mëngjesit tend, sepse pa një shëndet të mirë nuk mund ta shijosh jetën./AgroWeb.org/