Pulë e Pjekur me Djathë Kaçkavall – Receta e Lehtë dhe e Shëndetshme

1.1k 0

Ky është versioni më i shëndetshëm i drekës ose darkës me mish pule.

Sepse në vend të skuqjes do të përdorim pjekjen, metodë që ndihmon në reduktimin e yndyrës dhe kalorive të panevojshme.

Kjo është një recetë e shpejtë, por tepër e shijshme për një vakt mbrëmjeje. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 4 gjokse pule
  • 1/4 gotë me djathë të grirë parmixhan
  • 3/4 gotë me djathë mozarela të prerë hollë
  • 3/4 gotë me bukë të thërrmuar
  • 2 lugë gjelle gjalp i shkrirë, pa kripë
  • 1 gotë me salcë domatesh

Përgatitja

Fillimisht, pritini gjokset e pulës në 8 pjesë dhe më pas lyeni secilën me gjalpë të shkrirë ose nëse dëshironi me vaj ulliri.

Bashkoni në një enë me thërrimet e bukës me djathin parmixhan të grirë dhe kaloni aty një e nga një copat e mishit të pulës.

Vendosini filetot në një tavë të shtuar me letër pjekje dhe piqini në furrë të parangohur në 220 gradë për 25 minuta.

Pas kësaj kohe, hiqni fletën e pjekjes nga furra dhe sipër çdo cope pule shtoni nga një lugë salcë domatesh.

Më pas spërkatini me djathë mocarela të grirë. Vendoseni tavën sërish në furrë dhe lëreni për 5min sa djathi të shkrijë.

Ju mund ta shoqëroni këtë vakt me makarona me salcë, me perime të pjekura apo me sallatën që preferoni. /AgroWeb.org