Sallatë Pranverore me Bizele dhe Limon

1.3k 0

Bizelet janë një nga legumet më të kultivuara në të gjithë botën.

E mira e tyre është se mund t’i ruani e t’i konsumoni përgjatë gjithë vitit dhe të merrni prej tyre plot vlera ushqyese për organizmin.

Tashmë jemi pikërisht në stinën kur ato janë të freskëta e të shijshme, ndaj përfitoni nga rasti për t’i gatuar sa më shpesh.

Në këtë artikull ju tregojmë një mënyrë të shpejtë dhe shumë të thjeshtë të përgatitjes së bizeleve.

Kjo është gjithashtu një recetë e shkëlqyer për të përgatitur një vakt pranveror me familjen ose miqtë.

Shija e saj është e lehtë dhe e freskët, e cila përmirësohet në veçanti nga limoni.

Ndiqni më poshtë mënyrën e shpejtë të përgatitjes sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 128 g bizele
  • Lëng nga gjysma e një limoni
  • kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Si fillim pastroni bizelet dhe vendosini ato të ziejnë në ujë siç bëni zakonisht.

Kur të kenë mbaruar këtë proces, lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Pas kësaj vendosini bizelet në një tas dhe spërkatini me pak kripë dhe piper për shije.

Ndërkohë shtrydhni një gjysëm limoni dhe lëngun e tij hidheni sipër sallatës.

Nëse dëshironi mund të shtoni edhe disa feta limoni e pak vaj.

Në fund përziejini mirë bizelet dhe shijoni sallatën tuaj. /AgroWeb.org