Si të Ruani Djathin Kaçkavall për ta Shijuar më Gjatë

2.7k 0

Ashtu si me të gjitha ushqimet, për të shijuar djathërat është e rëndësishme t’i ruani ato në mënyrën e duhur.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh mënyrat se si t’i ruani nga procesi i prishjes dhe t’i keni gjithmonë në dispozicion.

Mbajini në çantë pambuku

Një metodë klasike që na kthen pas në kohë, por që është shumë efikase për të mbajtur të paprekur shijen dhe strukturën e parmixhanit apo ndonjë lloj djathi tjetër të stazhonuar.

Mjafton ta vendosni djathin në një çantë pambuku 100% natyrale, ta mbyllni mirë me një lidhëse dhe më pas ta vendosni në frigorifer.

Me këtë metodë ju mund të ruani djathërat e stazhonuar, duke i mbajtur të paprekura të gjitha vetitë e tyre për dy ose tre javë.

Në enë qelqi ose plastike

Ruajtja e djathrave të stazhonuar në enë të posaçme me sistem kundër kondensimit, mundësisht në qelq ose plastikë rezistente dhe të mbyllur fort, është një metodë e thjeshtë, por efektive.

Mbështilleni me letër

Një metodë e zbuluar së fundmi, shumë efektive dhe ekonomike është t’i ruani djathërat tuaj të stazhonuar në letrën e krijuar posaçërisht për to. Me këtë metodë djathrat mund të ruhen në frigorifer për rreth një javë.

Të paketuar në qese me vakum

Nëse iu duhet t’i ruani për një kohë të gjatë, mënyra më e mirë është padyshim t’i ruani në qese pa ajër.

Ruajeni në raftin më të ulët të frigoriferit, në këtë mënyrë mund të zgjasin për 2-3 muaj.

Pasi t’i hapni, mbajini duke ndjekur një nga metodat e mëparshme.

Cilëndo metodë zgjidhni, është e rëndësishme të ndiqni edhe disa rregulla të thjeshta:

Mos i mbështillni me qese kuzhine, pasi ato nuk lejojnë ajrosjen dhe rrezikojnë të krijojnë myk.

Kini kujdes temperaturën e ruajtjes. Temperatura ideale për ruajtjen e djathrave të stazhonuar është midis 8°C dhe 10°C.

I ftohti i tepërt bllokon vetitë ushqyese, ndërsa i nxehti i tepërt përshpejton procesin e prishjes. /AgroWeb.org