Supa e Peshkut – Vlera Befasuese për Shëndetin

3.6k 0

Lëngu i peshkut është një alternativë vegjetariane e lëngut të kockave të mishit që ofron një larmi befasuese vlerash shëndetsore.

Me uljen e temperaturave, rikthehet dashuria për supat të cilat ngrohin stomakun dhe shpirtin. Nga pikëpamja shëndetsore, shumë prej supave të cilat jemi mësuar të konsumojmë janë klasike.

Ato përmbajnë perime organike dhe drithëra të plota. Por mbi të gjitha edhe supa e peshkut është një nga këto receta klasike, e shëndetshme dhe e shijshme. Është nga ato supa prej të cilave nuk heq dorë aq lehtë.

Lëngu i peshkut është një alternativë vegjetariane e lëngut të kockave të mishit që ofron një larmi befasuese vlerash shëndetsore.

Nëse nuk e keni provuar akoma, atëherë është koha që ta përgatisni menjëherë duke ndjekur këtë recetë të AgroWeb.org.

Supa e peshkut është e dobishme për shëndetin. Ajo përmirëson shëndetin e tiroides, forcon shëndetin e trurit dhe ju ndihmon të hidratoheni pas një aktiviteti të mundimshëm fizik.

Supa e ngrohtë e peshkut, përgatitet duke kombinuar peshkun ose frutat e detit me perimet dhe lëngun e tyre.

Supa përftohet nga zierja e shumë përbërësve në të njëjtën kohë deri në çlirimin e plotë të aromave të përbashkëta.

Supa e Peshkut në Shtëpi

Përbërësit

  • 3-4 peshq të plotë, bashkë me kokën, lëkurën dhe halat
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 2 qepë të grira
  • 1 karrotë e prerë
  • 3 shirita selinoje të copëtuara
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 copë e vogël xhenxhefili e grirë
  • Një tufë majdanoz
  • 1 gjethe dafine
  • Çerek gote me uthull molle
  • 3 litra ujë
  • Kripë

Përgatitja Krejt Lehtë

Hidhni vajin e ullirit në një tenxhere dhe kavërdisni perimet për 30 minuta deri sa të zbuten dhe lërini mënjanë.

Shtoni në tenxhere uthullën e mollës, peshqit dhe ujin. Ziejini së bashku. Me një lugë druri hiqni shkumën dhe mbetjet e padëshiruara që ngjiten në sipërfaqe.

Që të përftohen vlerat më të mira, zierja duhet të jetë e ngadaltë dhe të zgjasë deri në dy orë. Një pjesë të lëngut në tenxhere mund ta ndani mënjanë dhe ta përdorni në gatime që duan lëng peshku për bazë.

Pas zjerjes, nxirrni peshqit dhe pastrojini nga halat. Kullojeni lëngun e peshkut dhe hidheni në një tenxhere të pastër.

Mishin e peshkut të pastruar nga halat bashkojeni me perimet dhe hidhini në tenxheren e lëngut të peshkut. Lërini të zjejnë bashkë për 20 minuta të tjera dhe supa është gati.

Kjo supë është pjesë e rëndësishme e një stili të shëndetshëm ushqyerje për Tiroiden, Stomakun dhe Trurin. Atë mund ta ruani në në një kavanoz jo të mbushur plot dhe ta fusni në ngrirje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.