Supë e Lehtë me Lëng Mishi – E Shijshme, e Shëndetshme

5k 0

Në doni të rigjallëroni organizmin, t’i jepni atij shëndet por edhe të shijoni një pjatë të mirë përgatisni një supë të thjeshtë dhe të lehtë me lëng mishi.

Kjo recetë është fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë e stinë.

E lehtë  dhe e pasur në vlera ushqyese ajo e ndihmon organizmit të rigjallërohet dhe të jetë i shëndetshëm.

Për të mbajtur trupin në formë nutricionistët rekomandojnë konsumimin e sa shumë supave gjatë javës.

Receta që sjell AgroWeb.org më poshtë është ideale për t’u konsumuar shumë shpesh pasi është e pasur në vlera ushqyese.

Përgatitja e supës me lëng mishi

Përbërësit

  • 1 l lëng mishi viçi ose pule
  • 1 filxhan çaji e pak me makarona të vogla
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Pak gjalpë të freskët

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të zieni 4-5 thela mish viçi me kocka ose pule në një tenxhere me ujë e kripë.

Lëreni të ziejë përreth 1 orë e gjysmë apo 2 orë në zjarr të avashtë.

Më pas, kullojeni lëngun nga mishi dhe kockat.

Mishin ndajeni fije – fije dhe lëreni mënjanë për t’ja hedhur supës në fund

Tenxheren ku keni lëngun e mishit (duhet të jetë rreth 1 l lëng mishi) vendoseni sërish në zjarr, kur të nisë të vlojë shtoni aty makaronat e vogla dhe lërini të ziejnë bashkë me lëngun e mishit derisa të zbuten por jo qullen dhe supa të trashet pak.

Hiqeni nga zjarri, kur ta servirni mund ta spërkasni sipas dëshirës me lëng limoni dhe të shtoni mishin e ndarë në fije gjithashtu.

Kjo supë e lehtë shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura furre, patate furre, byrekë të ndryshëm shtëpie, bukë të thekur, turshi të përgatitura vetë por edhe dajthra e salca të ndryshme.

Gjatë përgatitjes nëse preferoni supës mund t’i shtoni edhe perime siç janë karrotat apo patatet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.