Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.
Supa me thjerrza përbën një vakt të shëndetshëm për këdo që e konsumon, jo vetëm për vlerat shëndetsore që ka por edhe për efektet mbrojtëse që i dhuron organizmit kundër virozave gripale të stinës.
E shijshme dhe pak pikante kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina.
Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji.
Nevojat ushqimore të njeriut variojnë dhe janë të bazuara tek pesha, stili i jetës dhe gjinia, megjithatë një vakt mesatar duhet të ofrojë 300-600 kalori. Rrjedhimisht, supa me thjerrëza është ideale për ata që duan t’i përmbahen rekomandimeve për këtë sasi kalorish.
Vlerat shëndetsore
Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.
Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.
Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.
Në mesin e ekspertëve të mjekësisë popullore besohet se ushqimet pikante mund të luftojnë virozat, ky është edhe rasti i supës me thjerrza.
Efektet mirëbërëse të ushqimeve pikante arrijnë të çlirojnë rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet. Alicina që gjendet tek hudhra, një nga përbërësit e kësaj supe, është shumë e dobishme kundër gripit.
Për të përfituar maksimalisht nga vlerat mbrojtëse të kësaj supe, AgroWeb.org sugjeron një recetë të lehtë për përgatijen e saj në kushtet e shtëpisë.
Përgatitja e Supës me Thjerrza
Përbërësit
- 2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1 qepë të madhe të grirë hollë
- 2 karrota të grira
- 2 thelpinj hudhër
- Gjysëm luge me spec djegës pluhur
- 1 lugë çaji me rigon të thatë
- 1 filxhan çaji me thjerrëza
- 420g domate të konservuara
- 6 gota me lëng perimesh
- Një lugë e gjysëm çaji me kripë
- Gjysëm luge çaji me piper të zi të bluar
Udhëzimet
- Qëroni dhe shtypni thelpinjtë e hudhrës. Lërini mënjanë për 5-10 minuta që të çlirojnë të gjithë substancat mirëbërëse.
- Ngrohni vajin e ullirit në tenxhere. Shtoni qepën dhe kavërdiseni për 3 minuta duke e përzier herë pas here.
- Shtoni lëngun e perimeve, thjerrëzat, karrotat, specin djegës, rigonin, kripën dhe piperin. Lërini të ziejnë për 25 minuta me kapak të mbyllur.
- Shtoni hudhër dhe lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.
- Servireni nëpër pjata dhe hajeni të ngrohtë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje