Si të Përgatisni Uthull me Bimë Medicinale

2.7k 0

Cila është gjëja e parë që të vjen ndërmend kur lexon për uthullën? Me siguri sallata.

Ndoshta harroni, por ky lëng ka vlera terapeutike të cilat shumëfishohen nëse uthulla natyrale (siç është ajo e mollës) bie në kontakt me barishtet.

Kur këto dy produkte bien në kontakt me njëra tjetrën, barishtet i japing uthullës të gjitha vlerat e tyre.

Duke qenë se konsumatorit i ofrohet një sasi e jashtëzakonshme barishtesh plot vlera, përse të mos i shtojmë ato në uthull?! Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për vlerat dhe përgatitjen e uthullave bimore.

Uthullat me bazë bimore përgatiten në të njëjtën mënyrë siç bëhen tretësirat me bazë alkoli, por në vend të tij, përdorni uthull që të ruani vlerat mjekësore të barishteve.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, shumëfishimi i shijes dhe këtyre vlerave do të varet gjërësisht nga barishtet dhe lloji i uthullës që do të përdorni.

Duhet të dini që jo të gjitha barishtet janë të përshtatshme për të prodhuar një uthull të shijshme, ndaj këshillohet që ju të përdorni barishte të cilat i preferoni.

Përgatitja

Përdorni uthull me verë të kuqe ose të bardhë, uthull orizi ose molle sipas preferencës suaj personale.

Uthulla e verës së bardhë ka një shije delikate që funksionon më së miri me borzilokun ose trumzën.

Uthulla e mollës ka një shije shumë të mirë që përshtatet mrekullisht me livandon ose lulet e qepujkave të njoma.

Nëse dëshironi të përgatisni uthull me bazë bimore, thjesht grini barishtet e preferuara dhe shtypini ato deri sa të bëhen pluhur. Përziejeni pluhurin me uthullën e përzgjedhur.

Lëreni të qëndrojnë së bashku për katërmbëdhjetë ditë.

Shkundeni enën rregullisht dhe më pas kullojeni lëngun me një napë të pastër dhe hidheni në një shishe të sterilizuar.

Lëngu duhet kulluar herë pas here që të parandaloni formimin e mykut.

Mbylleni shishen dhe vendoseni në një vend të freskët.

Jetëgjatësia e uthullës me bazë bimore varet nga uthulla dhe barishtet e përdorura. Në përgjithësi, këtë uthull duhet ta përdorni për një muaj ose dy.

Përgatitja e uthullës bimore është një proçes që kërkon kohë të perfeksionohet, por shija dhe vlerat shëndetësore që sallata juaj e preferuar do të marrë do të jenë fantastike. Provojeni se ia vlen!/AgroWeb.org