“Dita e Verës” – Në Korçë, ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës

873 0

Dita e Verës është pritur në Korçë me zjarret që ndizen para shtëpive dhe me ritualet e përhershme që banorët kryejnë çdo fund shkurti.

Banorët një ditë para ndezin zjarret dhe organizohen me fqinjët e tyre për të pritur ardhjen e pranverës.  Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit festojnë duke u mbledhur rreth zjarrit që e shoqërojnë edhe me rituale të tjera.
Kjo simbolikë e zjarreve shoqërohet edhe me tradita të tjera siç është përgatitja e ushqimeve tradicionale të kulaçit me vezë apo servirja e fiqve të thatë.

Dita e Verës në Korçë, përvec festës zyrtare, ndryshe nga qytetet e tjera, festohet edhe në datën 1 mars nga besimtarët ortodoksë.

Burimi: Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.